Domatja njihet si perime me vlera të shumta ushqyese dhe gjen konsumim në çdo stinë të vitit.
Nëse e konsumoni atë në formë të papërpunuar kryesisht, do të përfitoni shumë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.
Por, domatja ka edhe anën e saj të errët, e cila shkakton efekte anësore në shëndet. Ja cilët janë efektet negative më të mëdha të saj nëse konsumohet në një masë të madhe:
Rënie imuniteti: Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit.
Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.
Shqetësime gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të.
Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.
Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopene në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindroma e zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute dhe nga një bezdisje e madhe. Përveç këtyre, gjithashtu mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj.
Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.
Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë.
Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë e dëmshme për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj.
Nxit shfaqjen e kancerit të prostatës dhe e përkeqëson gjendjen nëse jeni prekur prej tij: Studimet kanë treguar se likopenet e pranishme në farat e domateve mund të shkaktojë anomali në gjëndrën e prostatës mashkullore.
Ndikimi në sistemin riprodhues është i madh, pasi kjo anomali shkakton dhimbje të forta, vështirësi në urinim etj. Ndonjëherë mund të çojë në kancer të prostatës.
Shkakton reaksione alergjike: Likopeni i tepërt mund të na japë edhe reaksione alergjike.
Disa nga simptomat e alergjisë së likopenit përfshijnë kruajtje, skuqje, shtrëngim gjoks, buzë të fryra, ndjesi djegieje në sy, etj.
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…