<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Alpinisti zbulon thesarin në mes të pyllit, mendohet se e ka fshehur një ushtar…

Le të hamendësojmë dy histori kur bëhet fjalë për gjetjen e një thesari. “Një ushtar gërmon dheun në pyll dhe fut brenda gropës gjërat e tij me vlerë, e mëson përmendësh vendodhjen”, ose “Një tregtar i rraskapitur nxiton në pyll dhe bie në gjunjë. I frikësuar, ai i varros thesarin e tij.”

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt. Kushdo që varrosi thesarin nuk u kthye më. Ky mister lidhet me një thesar të zbuluar së fundmi në Livorno të Italisë. Ishte një alpinist i cili teksa po ecte në pyll, vuri re një shkëlqim mes gjetheve. Ai u afrua dhe zbuloi disa monedha shumë të lashta. Menjëherë pas kësaj u thirrën për të hetuar autoritetet lokale arkeologjike.

Arkeologët gërmuan zonën dhe zbuluan 175 monedha të lashta romake. Monedhat e argjendit datojnë më shumë se 2000 vjet dhe janë shumë të konsumuara.

Shumica e monedhave u gjetën së bashku me e disa të tjera të shpërndara në zonë.

Monedhat janë fshehur padyshim,” tha për LiveScience, Lorella Alderighi, arkeologja që hetoi gjetjen.

“Ata përbëjnë një thesar. Mënyra më e lehtë për të fshehur gjërat me vlerë ishte t’i varrosje nën tokë, larg shtëpive ku askush nuk mund t’i gjente. Monedhat më të vjetra ishin rreth vitit 157 p.e.s., me më të rejat nga viti 82 p.e.s”, u shpreh ajo.

Monedhat korrespondojnë me një periudhë historike shumë të trazuar, për perandorinë e lashtë Romake. Perandoria ishte në mes të luftës së saj të parë civile në shkallë të gjerë.

Këto monedha mund të kenë qenë kursimet e një ushtari që kthehej në shtëpi [gjatë] shërbimit ushtarak,” u shprehën arkeologët.

Livorno është rreth 200 milje në veriperëndim të Romës përgjatë bregut të Detit Mesdhe./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

20 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

20 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

20 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

20 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

21 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

21 hours ago