<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Qipro i banuar nga shqiptarët që nga shekulli i katërt, ja ç’thonë kronikat

Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX-të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur.

Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.

Vetëm në ishullin e Qipros, na kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë historike. Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas.

Ngulimet para-mesjetare të shqiptarëve në Greqi, të njohura si fiset e lashta nga vendasit, janë shqiptarët e Argolis, sot tashmë të helenizuar në masë të madhe e të quajtur ndryshe “ata të ishullit Dano-Danoa- Danaoi”.
Një tjetër fis i lashtë u vendosë në malet Trifilia (Eparkia e Trifilisë) e njohur me nofkën Drèdes (luf.tëtarë trima). Një fis i lashtë shqiptar në Taiageto tashmë është asimiluar e shuar dhe është identifikuar nga Constantine Porphyrogenitus me emrin “Milligoi”.

Një dokument i shekullit të X-të, i gjetur dhe i botuar në vitin 1865 nga studiuesit gjermanë J.Samuel Ersch dhe J.Gottfried Gruber, na informon se Milligoi janë në fakt Mirmidoni. Në ditët tona ende një fshat në Lakoni quhet Meligoi. Sathas beson se Meligoi ose Miligoi vijnë nga malet e Pindit, ku në fakt egziston një fis që quhet Mirmidones.

Është e ditur që Mirmidones e marrin emrin e tyre nga ajo e milingonës (murmiz), dhe popullsia moderne Tzaconi që jeton në Peleponez ashtu si edhe të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët e quajnë milingonën pikërisht “meligoi” ose “melingoi”. Pra, pyetja që lind është nëse në Taigeto u vendosën Mirmidones apo Meligoi, megjithatë një gjë është e sigurtë: ata ishin një ndër fiset e lashta shqiptare.

InForCulture

Recent Posts

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

9 hours ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

9 hours ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

9 hours ago

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

1 day ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

1 day ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

1 day ago