<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Stërgjyshërit e tij e gjetën teksa gërmonin, 45-vjeçari rrëfen historinë e pazakontë të Kuranit 2cm

Rituali është gjithmonë i njëjtë. Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të vendosë në ballë një prej Kuranëve më të vegjël në botë. Për breza të tërë, libri me madhësinë e pullës postare është përcjellë në familjen e tij pasi u ka mbijetuar luftërave dhe regjimit komunist. Studiuesit thonë se është një nga Kuranët më të vegjël të regjistruar që mbahet brenda një kutie argjendi të nxirë me kalimin e viteve. “Ne e kemi ruajtur brez pas brezi me përkushtim absolut”, thotë 45-vjeçari.

Vetëm dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë, libri thuajse zhduket në pëllëmbën e dorës së tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham të vogël zmadhues që është vendosur në kutinë e Kuranit. Kurani është i vështirë të datohet në mungesë të analizave shkencore, por sipas Elton Karaj, kopja prej 900 faqesh ka ekzistuar të paktën që nga shekulli I 19-të.

“Ky Kuran është shtypur në një format shumë të vogël, nga më të vegjlit në botë. Që nga pamja e tij, botimi i tij daton në fund të shekullit të 19-të, është një vepër e jashtëzakonshme, shumë e vlefshme. Është fat që kjo kopje është në Shqipëri.”-thotë ai për AFP. Por, madhësia e tij nuk është e vetmja gjë e jashtëzakonshme e Kuranit. Ai është gjithashtu “përgjegjës” për konvertimin e familjes Prushi nga të krishterë në myslimane.

“Stërgjyshërit e mi po gërmonin tokën për një shtëpi të re në Gjakovë, kur gjetën trupin e një njeriu të varrosur atje dhe të ruajtur në mënyrë perfekte. Kurani u gjet i paprekur i vendosur mbi zemrën e tij.”-tha Prushi. Familja e të parëve të tij e mori këtë si një shenjë hyjnore dhe përqafoi fenë islame.

Gjyshi i tij, oficer në ushtrinë e mbretit Zog në vitet 1930, dinte arabisht dhe ftonte miqtë në shtëpinë e tij çdo natë për të lexuar vargje nga Kurani. Vite më vonë, nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, libri mbijetoi sepse mund të fshihej shumë lehtë.

recommended by

FORTEX

Seks deri në 3 orë në moshën 50+! Bëjeni para seksit!

MËSO MË SHUMË

“Dikush kishte lajmëruar policinë se ne kishim një Kuran në shtëpi, por ishte aq i vogël sa babai im arriti ta fshihte. Agjentët lëvizën tokë e qiell, por nuk e gjetën. Pas këtij incidenti ai e dërgoi në Kosovë te disa të njohurit e tij. Ata e varrosën thellë gjatë luftimeve të vitit 1999, ndërsa unë e trashëgova pak para vdekjes së babit në 2012-n”-tregon ai.

Familja Prushi ka marrë oferta të shumta për ta shitur, madje edhe nga disa muze, por nuk kanë menduar kurrë këtë gjë. “Ky libër mbart shumë histori, bekim dhe mrekulli. Është i dashur për neve”-rrëfen Mario./Burimi “SI”

InForCulture

Recent Posts

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

5 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

22 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

1 day ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

1 day ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

4 days ago