<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Shqiptarët në Mesjetë mbanin “dy emra”

“Ndoshta shqiptarët në Mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët. Ata nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit XIII ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit XVII një sulm të dytë drejt verilindjes deri në Novi Pazar, Nish dhe Vranjë. Në Mesjetë ato dolën si një popullsi e krishterë e lashtë me kulturë më shumë qytetare, e cila ishte shumë më pranë grekëve dhe romanëve dalmatë, sesa serbët e sapokonvertuar”, kështu Kostandin Jirecek, historiani i njohur çek në librin “Historia e Serbëve”.

Sipas Jirecekut, “për krishterimin dëshmojnë mbetjet e terminologjisë së vjetër latine në gjuhën e tyre dhe shumë emra vendesh me prejardhje nga emrat e shenjtë. Në dokumentin e manastirit të Deçanit (1330) dhe në kadastrën e Shkodrës (1416), çdo shqiptar mban dy emra: i pari ishte një emër i krishterë, rrallë një romak (si Calens nga Calenda ose Tanusius) ose kombëtar (Barda “i bardhë”, Progon, Bitri etj.), i dyti zakonisht emri i një fisi apo i një fshati, më rrallë emërtimi i një veçorie vetiake, si “i(e) bukur” (Mira), “i(e) vogël” (Vogali) e të tjera si këto. Më të shumtët e këtyre emrave të fiseve sot janë ende të njohur si emra fisesh ose fshatrash: Tuzi (tanimë në 1330), Prekali, Shkreli, Kastrati etj.

Në kadastër në vitin 1416 p.sh. në “villa i Tusi” (Tuzi në Podgoricë) quhen të 16 pronarët e shtëpive Tusi që e kanë zanafillën nga kryetari Jurco Tusi, ndërkohë që në Grouemira grande (shqip “gruaja e bukur”) nga 20 shtëpi ishin të banuara vetëm 11. Në male në lindje të Liqenit të Shkodrës ishin vendosur fise të mëdha, si Hotajt (Hoti) që ende sot vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm, të përmendur shpesh që nga viti 1330.

Por, vendimtarë në Mesjetë nuk ishin fiset, por kryetarët dhe fisnikët…

InForCulture

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues në Kosovë

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

2 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago