<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Amza (Regjistri) e Shkollës Arbërore të Venedikut i vitive 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh

Jahja Drancolli

Nga historia e shkollave tona të moçme: Amza (Regjistri) e Shkollës Arbërore të Venedikut i vitive 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh, i cili gjendet në Archivio di Stato di Venezia (Arkivi Shtetëror i Venedikut). Një kopje e paplotë ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare Marciana po ashtu në Venedik!

Dihet se marrëdhëniet arbërore-venedikase janë të njohur të paktën që në shekullin XI. Prej kësaj kohe dhe veçanërisht nga fillimi i shekullit XIV, Republika e Venedikut, duke pasur një fuqi shtetërore, ekonomike dhe duke zotëruar pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Adriatikut dhe pjesën më të madhe të ishujve bizantinë, duke përfshirë disa qytete bregdetare të Arbërisë, qendra e saj ishte bërë jo vetëm një vendtakim për shumë emigrantë, por edhe një mënyrë për të afirmuar kulturën e tyre në kulturën e Rilindjes Europiane. Së këtejmi, sipas mërgimtarëve të vendosur këtu, filluan të quheshin edhe rrugët e qytetit. Në këtë kuadër, sipas komunitetit të arbëror, i cili shpërndahej në zona si Castello, San Croce, San Polo, Cannaregio dhe San Marco, gjashtë rrugët u quajtën Calle degli Albanesi. Në zonën e San Markos janë vendosur edhe toponime të lidhura me familjen bujare Zguri, e cila u vendos këtu që nga fillimi i shekullit XIV. Pallati i tyre ndodhet në sheshin Saint Maurit (Campo San Maurizio), shumë pranë godinës së Shkollës Arbërore. Përballë këtij pallati, në të njëjtin shesh, ngjitur me shkollën në fjalë, ndodhet Palazzo Molin, në pronësi të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, që ia dha Republika me rastin e shpalljes qytetar nderi të Venedikut!

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

17 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

19 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

19 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago