Nga: Daut Dauti
Para disa vjetëve, historiani britanik Roger Ekirch, duke hulumtuar në arkivin shtetëror kishte hasur një një dokument të pazakonshëm. Dokumenti fliste për një familje dhe njerëzit e një fshati të vitit 1699, të cilët gjatë një dite apo 24 orëve, kanë fjetur dy herë apo në dy ndërrime. Pasi që ky fakt i kishte bërë përshtypje, ai e zgjeroi hulumtimin dhe zbuloi se kështu kishin fjetur tërë Anglia. Më vonë ai vërtetoi se kështu, pra në dy ndërrime, kanë fjetur tërë njerëzit e Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Por, pse kanë fjetur dy herë dhe cili ka qenë orari?
Njerëzit kanë rënë për të fjetur herët apo menjëherë pas darkës, të lodhur nga puna dhe janë zgjuar para mesnatës edhe për shkak se atëherë bota ka qenë religjioze dhe i kanë kryer lutjet e mesnatës. Kanë qëndruar të zgjuar, por kryesisht të shtrirë në dyshekë dhe i kanë diskutuar ëndrrat apo kanë bërë ndonjë bisedë tjetër. Pas mesnate apo pas dy apo tri orëve, kanë fjetur sërish dhe janë zgjuar në mëngjes. Pra, kjo ka qenë rutina.
Shtresa e pasur kanë fjetur në kushte të mira, por për shumicën e njerëzve gjumi ka qenë punë e vështirë. Një pjesë e madhe e njerëzve në mesjetë kanë rënë në gjumë pas darkës së varfër apo pa darkë fare. Kanë fjetur në kashtë dhe me ndonjë mbulesë të dobët, ndërsa shpeshherë kanë fjetur në tokë pasi që nuk kanë pasur as kashtë për të shtruar. Atëherë familjet kanë qenë të mëdha dhe të gjithë, përfshirë edhe mysafirët, kanë fjetur në një dhomë.
Fjetja e një numri të madh të njerëzve në një dhomë në dyshek me kashtë dhe në dy ndërrime në Angli, është zhdukur në fillim të industrializimit të vendit. Por, në Kosovë nuk ka qenë e panjohur për gjeneratën time, e cila e ka përjetuar këtë lloj fjetje kolektive.
Ajo që del nga hulumtimi i kësaj teme është se fjetja me ndërrime ka qenë e harruar dhe askush nuk do ta dinte sot këtë gjë sikur të mos ishte historiani Roger Ekirch. Si ka qenë e mundur të harrohet kjo gjë? Me siguri ka edhe shprehi tjera të njerëzimit që janë aplikuar deri vonë e që tashti janë harruar.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…