Algoritmet po i marrin vendimet – për njerëzit!

Shkencëtari i bihejviorizmit [sjelljes], Gerd Gigerenzer, i ka kaluar dekadat duke studiuar mënyrën se si njerëzit i bëjnë zgjedhjet. Ja pse ai mendon se shumë prej nesh tani po ia lënë AI-së [inteligjenca artificiale] që t’i marrë vendimet.

Intervistoi: Danny Lewis / The Wall Street Journal (Titulli origjinal: Psikologu shpjegon se si inteligjenca artificiale dhe algoritmet po e ndryshojnë jetën tonë)
Përktheu: Telegrafi.com

Në epokën e ChatGPT-së, algoritmet kompjuterike dhe inteligjenca artificiale po futen gjithnjë e më shumë në jetën tonë, duke zgjedhur përmbajtjen që na shfaqet në internet, duke sugjeruar muzikën që dëgjojmë dhe duke iu përgjigjur pyetjeve tona.

Këto algoritme mund ta ndryshojnë botën dhe sjelljen tonë në mënyrat që ne nuk i kuptojmë plotësisht, thotë psikologu dhe shkencëtari i bihejviorizmit, Gerd Gigerenzer, drejtor i Qendrës Harding në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Më parë si drejtor i Qendrës së Bihejviorizmit dhe Kognicionit Adaptiv në Institutin “Maks Plank” për Zhvillimin Njerëzor, përgjatë dekadave ka kryer hulumtimet që kanë ndihmuar në formimin e të kuptuarit se si njerëzit i bëjnë zgjedhjet kur ata përballen me pasiguri.

Reklama

Në librin e tij të fundit, Si të rrimë të mençur në një botë të mençur, Dr. Gigerenzer analizon se si algoritmet po e formësojnë të ardhmen tonë – dhe pse është e rëndësishme të kujtojmë se nuk është fjala për njerëz. Për këtë foli për podkastin Journal for The Future of Everything.

Termi algoritëm përdoret kaq shumë këto ditë. Për çfarë po flasim kur flasim për algoritmet?

Është një gjë e madhe, prandaj është e rëndësishme të bëjmë dallimin se për çfarë po flasim. Një nga njohuritë që kam marrë nga kërkimi tim në Institutin “Maks “Plank është se nëse e keni një situatë që është e qëndrueshme dhe mirë e përcaktuar, atëherë algoritmet komplekse – si rrjetet e thella nervore – janë sigurisht më të mira se performanca njerëzore. Shembuj janë [lojërat e strategjisë] Shahu dhe Go, të cilat janë të qëndrueshme. Por, nëse e keni një problem që nuk është i qëndrueshëm – për shembull, dëshironi ta parashikoni një virus, si koronavirusin – atëherë mbani duart larg algoritmeve komplekse. Përballja me pasigurinë – kjo është paksa se si funksionon mendja njerëzore, për të identifikuar një ose dy shenja të rëndësishme dhe për ta injoruar pjesën tjetër. Në atë lloj problemi të përcaktuar keq, algoritmet komplekse nuk funksionojnë mirë. Unë e quaj këtë “parimi i botës së qëndrueshme” dhe ju ndihmon si një e dhënë e parë për atë që mund të bëjë AI-ja. Gjithashtu, ju tregon se për të përfituar sa më shumë nga AI-në, ne duhet ta bëjmë botën më të parashikueshme.

Reklama

Pra, pas gjithë këtyre dekadave të shkencës kompjuterike, a janë algoritmet në fund të fundit vërtetë kalkulatorë, duke ekzekutuar ekuacione gjithnjë e më komplekse?

Çfarë tjetër mund të jenë ato? Një rrjet nervor i thellë ka shumë, shumë shtresa, por ato ende janë makina llogaritëse. Ato mund të bëjnë shumë më tepër – se kurrë më parë – me ndihmën e teknologjisë së videove. Mund të pikturojnë, mund ta ndërtojnë tekst. Por, kjo nuk do të thotë se e kuptojnë tekstin në kuptimin që njerëzit e kuptojnë.

A i ndihmon njerëzit aftësia për të kuptuar se si këto algoritme marrin vendime?

Transparenca është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj se duhet të jetë e drejtë e njeriut. Nëse është transparente, ju në fakt mund ta modifikoni atë dhe të filloni të mendoni sërish për veten, në vend që të mbështeteni në një algoritëm që nuk është një teknik më i mirë sesa një grup punëtorësh keq të paguar. Pra, duhet ta kuptojmë situatën ku gjykimi njerëzor është i nevojshëm dhe në të vërtetë është teknik. Dhe, gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që në teknologji po hasim në situatën ku kompanitë e teknologjisë shesin algoritme të fshehta që përcaktojnë disa pjesë të jetës sonë. Bëhet fjalë për gjithçka, duke përfshirë sjelljen sociale dhe politike, dhe më pas njerëzit humbasin kontrollin ndaj qeverive dhe ndaj kompanive të teknologjisë.

Reklama

Keni shkruar se “Teknologjia lehtësisht mund ta anojë peshoren drejt sistemeve autokratike”. Përse e thoni këtë? Dhe, si ndryshon kjo nga teknologjitë e mëparshme të informacionit?

Ky lloj i rrezikut është real. Ndër të gjitha përfitimet që ka, një nga veset është prirja për mbikëqyrje nga qeveritë dhe nga kompanitë e teknologjisë. Por, njerëzit nuk i lexojnë më politikat e privatësisë, kështu që nuk e dinë. Dhe, gjithashtu, politikat e privatësisë janë vendosur në një mënyrë që nuk mund t’i lexoni ato. Ato janë shumë të gjata dhe të ndërlikuara. Ne duhet ta kthejmë kontrollin.

Atëherë, si duhet të jemi të mençur për diçka të tillë?

Mendoni për një kafene në qytetin tuaj të lindjes, që shërben kafe falas. Të gjithë shkojnë atje se është falas, dhe të gjitha kafenetë e tjera falimentojnë. Pra, nuk keni më zgjidhje, por të paktën e merrni kafen tuaj falas dhe i shijoni bisedat me miqtë tuaj. Por, mbi tavolina ka mikrofona dhe në mure ka video-kamera që regjistrojnë gjithçka që ti thua, çdo fjalë dhe kujt ia thua, dhe i dërgojnë ato për t’i analizuar. Kafeneja është plot me shitës që ju ndërpresin gjatë gjithë kohës për t’ju ofruar produkte të personalizuara. Kjo është afërsisht situata në të cilën ndodheni kur jeni në FacebookInstagram ose në platforma të tjera. [Meta Platforms Inc., kompania e Facebook-ut dhe Instagram-it, nuk pranoi të komentojë.] Në këtë kafene, ju nuk jeni klienti. Ju jeni produkti. Pra, ne duam ta kemi një kafene ku na lejohet të paguajmë për veten tonë, në mënyrë që të jemi klientë.

Kemi parë që e gjithë kjo infrastrukturë rreth reklamave të personalizuara po futet në infrastrukturën e internetit. Dhe, duket se do të duheshin disa ndërhyrje mjaft serioze për ta larguar këtë. Nëse jeni realist, ku mendoni se do të shkojmë në dekadën e ardhshme apo më tej me teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe mbikëqyrjen?

Në përgjithësi, kam më shumë shpresë se njerëzit do të kuptojnë se nuk është ide e mirë t’ua jepni të dhënat tuaja dhe përgjegjësinë për vendimet kompanive të teknologjisë që i përdorin ato për të fituar para nga reklamuesit. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja jonë. Ne paguajmë kudo tjetër me paratë tona, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi klientët dhe e kemi kontrollin. Ekziston një rrezik i vërtetë që gjithnjë e më shumë njerëz janë duke ecur si në gjumë drejt mbikëqyrjes dhe thjesht po pranojnë gjithçka që është më e përshtatshme.

Por, tingëllon kaq e vështirë, kur gjithçka është kaq e përshtatshme – t’i lexoj politikat e privatësisë dhe të bëj kërkime mbi këto algoritme që po ndikojnë në jetën time. Si ta bëj këtë?

Gjëja më e përshtatshme është të mos mendosh. Dhe, alternativa është të fillosh të mendosh. Më e rëndësishmja [teknologjia që duhet pasur parasysh] është një mekanizëm që psikologët e quajnë “përforcim me ndërprerje”. E merrni një përforcim të tillë si një Like, por nuk e dini kurrë se kur do ta merrni atë. Njerëzit vazhdojnë të kthehen në platformë dhe t’i kontrollojnë pëlqimet. Kjo ka ndryshuar mentalitetin dhe i ka bërë njerëzit të varur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë t’i kuptojnë këta mekanizma dhe se si njeriu bëhet i varur. Kështu që mund ta rikthesh kontrollin, nëse do. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

12 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

13 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

14 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

15 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

15 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago