Ismet Azizi: Sa thonë se Kosova rrjedh nga “Zogu i Zi” dhe është emër sllav, po ashtu edhe për venbanimin Obiliq thonë se rrjeth nga fjala pasuri, e që kjo del të jetë fjalë po ashtu serbe, siç edhe po i bie se edhe Obliq është emër serb që vjen nga fjala serbe “obilno” i-e pasur.
Për dallim nga historianët, gjeografët i referohet akademikut kroat Josip Rogliq, mendimin e të cilit e përkrah edhe hartografi shqiptar Prof Dr. Muharrem Cërrabregu, i cili thot se shumica e emërvendeve apo toponime në gadishullin Ballkanik kan prejardhje nga ilirshtja , prej nga rrjedh edhe fjala Kosovë. Po ashtu këtë tezë të akademikut Rogliq e përkrah edhe ASHK, në botomin : Fjalori enciklopedik i Kosovës.
Enver Rexha: ” Emri gjeografik “Kosova” paraqitet tek pas betejës së vitit 1389. “Deri atëherë ky emër me një përjashtim të dyshimtë, asnjëherë nuk përmendet me emrin “Kosova”. Pas Betejës së Kosovës treva e Kosovës së sotme gjithherë thirret me emrin “Kosovë”.
Historiografia turke na ofron një të dhënë interesante sa i takon prejardhjes së emrit. Kjo historiografi na ofron variantin turk të prejardhjes së emrit “Kosova”. Enciklopedia turke emrin e shpjegon sipas emrit “Koh – soh – vah”, që është emër origjinal turk dhe do të thotë “fushë e mëllenjave”. Në gjuhën turke fjala “Kus” lexohet “Kosh” që do të thotë “mëllenjë”, derisa në turqishten e vjetër fjala “Kus” ka qenë adekuate për “mëllenjat”, ndërsa “ova” do të thotë “fushë”.
Duhet domosdo të theksohet se, vlen për ti veçuar vetëm autorët, të cilët emrin e vendit dhe prejardhjen, origjinën e nxjerrin nga emër vendi, vendbanimi, mali, kështjelle apo qyteti nga hapësira e territorit vendor, të cilët me punën e tyre arrijnë në përfundime që, emri ka origjinën nga gjuha ilire-latine, shqipe etj. Ndër autorët që veçohen në këtë drejtim, kisha për ti përmendur këta: Muharrem Carabregu, Skender Rizaj, Ejup Statovci, Avni Këpuska e Qazim Namani.
Fatkeqësisht, kemi dhe disa autorë shqiptar të cilët duke mos pasur dije të mjaftueshme, e ma merr mendja edhe duke qenë nën ndikimin dhe shkollën e historiografisë serbe, në punimet apo deklarimet e tyre rreth emrit te vendit, prejardhjen dhe etimologjinë e tij e shpjegojnë se rrjedh nga gjuha sllave. Për më keq, kemi dhe raste kur ndonjë i ashtuquajtur ‘’studiues’’ i joni, deklarohet dhe shpjegon se, emri “Kosova” për herë të parë në burimet historike përmendet apo shkruhet në trajtën “Kosovo”. Për këta ‘’studiues’’ as që e vlen të bëhet fjalë, le ti kanë në ndërgjegje ‘’dijet’’ e tyre, përfundon, Dr. sc. Enver Rexha.
Nga e gjithë kjo që paraqitëm, vlen për të komentuar më tutje dhe disa qëndrime shtesë që lidhen me prejardhjen e emrit. Kështu, nga literatura kuptojmë se, interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’ e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilir janë të gjuhës ilire’’, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografikë ‘’Kosova’’, i takon gjuhës ilire.
Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…
Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…
Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…
Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…
Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…