<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Shqipja, ilirishtja e re!”/ Profesor Xhevat Lloshi i përgjigjet medias greke

Pak ditë më parë gazeta greke “Protothema” publikoi një artikull ku thoshte se gjuha shqipe nuk ka lidhje me ilirishten. Dritare.net e përktheu dhe e botoi këtë artikull, i cili ngjalli shumë interes të ndjekësit tanë.

Profesori dhe gjuhëtari i shquar Xhevat Lloshi me argumente hedh poshtë këtë tezë të gjuhëtarëve grekë. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv profesor Lloshi u shpreh se, shkenca shqiptare mendon se shqipja është pasardhëse e ilirishtes, shqipja është ilirishtja e re.

Ja çfarë thotë profesor Xhevat Lloshi!

“Shkenca shqiptare mendon që shqipja është pasardhëse e ilirishtes. Siç e kanë thënë edhe studiues të huaj, është ilirishtja e re. Ne, duke qenë punonjës të shkencës së gjuhësisë nuk i mbyllim sytë përpara pranisë se teorive të tjera. Një shkencëtar që thotë, është kështu siç them unë, nuk është shkencëtar. Ne themi që është e mundur të thuhet që shqipja nuk është thjesht ilirishte, por është një iliro-trakishte. Ka teza të cilat thonë që shqipja nuk ka asnjë lidhje me ilirishten, por nga këtu del pyetja e zakonshme: Nëse nuk është nga ilirishtja, nga është? Prej kohësh ka dalë një tezë, që është hedhur poshtë, që thoshte se shqipja është gjuhë e një krahine në Kaukaz sepse edhe ata kanë Albania. Kjo teze ra plotësisht.

Ne ngulim këmbë që pranojmë tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja. Në shkencë, pranohet një tezë dhe kërkohen argumentet. Argumentet nuk i kemi shumë të plota në gjuhë. Por ne nuk flasim thjesht ne këtë mënyrë, ne flasim me argumente historike, arkeologjike, etnografike e kulturore. Për shembull, nëse ne themi që shqipja është pasardhëse e ilirishtes nënkuptojmë që ne jetojmë në ato troje ku ka qenë ilirishtja. Nëse ju thoni që shqipja nuk është ilirishte, ku kemi jetuar? Nga kemi ardhur? Nuk mund të gjeni asnjë lloj gjurme të shtegtimit të një popullsie të tërë, e cila të ketë ardhur në këto vise pas ilirëve.

Ne mendojmë që jemi vendas këtu ku jemi. Këtu kanë qenë ilirët, këtu jemi dhe ne. Ilirishtja ka vazhduar deri në shekullin e V, më pas ne flasim për arbrit. Për gjuhë shqipe flasim pas shekullit të V. Domethënë nga shekulli i VI deri me sot. Arbrit kanë jetuar në ato vende që ishin ilirët. Pak nga pak ndodhi një proces që quhet gjeneza, i shndërrimit të një popullsie ne një popullsi tjetër. Dhe këtë e themi jo se duam ne, por se ky proces ka ndodhur me të gjithë popujt e sotëm evropianë.”, u shpreh profesor Xhevat Lloshi./m.j

InForCulture

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

6 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

9 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

10 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

10 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago