<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kasapi shqiptar në Stamboll

Nga: Armand Plaka

Edhe pse nga skeda origjinale në frengjisht është paksa e vështirë të shkosh tek një ide e qartë, falë indicieve të tjera e kupton se ke të bësh me një “ciğerci” (xhigerxhi), ose ne shqip: shitës apo gatues mëlçish, një profesion specifik në atë kohë në Orient, ndërsa subjekti që ka tërhequr autorin, është 100% shqiptar. Është pikërisht një kasap shqiptar që punonte në Pazarin e Madh të mbuluar të Stambollit (Bezestani), ndërsa u hedh zorrë qengji, maceve në dyqanin e tij.

Kështu na bëhet e ditur nga skeda shoqëruese marrë nga koleksioni i skicave e gravurave me ngjyra të piktorit e orientalistit holandez, Jean Baptiste van Mour, e cila na rrëfen vitin 1714 si datë të publikimit të tij, si pjesë e një përmbledhje me njëqind punime (me 253 faqe) që përshkruajnë kombe të ndryshme të Orientit, të sjella pas udhëtimeve që autori ndërmori në vitet 1707 dhe 1708 në viset e ish-Perandorisë Osmane me urdhër të Ambasadorit të Mbretit të Francës, De Ferriol, në “Portën e Lartë”.

Përfunduar si botim në vitet 1712 dhe 1713 nën kujdesin e M. Hay, ky koleksion gjendet sot në Paris dhe kopje të tij të riprodhuara gjenden ndërkaq në disa nga bibliotekat më të mira të kontinentit.

Gravura ka vlera të rralla për të na paraqitur mënyrën se si visheshin shqiptarët në përgjithësi, por në këtë rast edhe një zanatçi që jeta e kish sjellë të jetonte e punonte në zemër të Perandorisë Osmane, në një periudhë kohore jo fort të dokumentuar e pak të ilustruar për shqiptarët, siç ishte fillimshekulli XVIII. Po ashtu, në këtë koleksion gjendet edhe nje skicë me ngjyra e një ushtari shqiptar që pozon me mushketë, qytën e së cilës e ka vendosur në tokë.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

3 hours ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

4 hours ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

20 hours ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

20 hours ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

20 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë?

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

21 hours ago