<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

NASA: Pse Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka?

Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka. Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth planetit tonë. Më parë, supozohej se ajo qëndronte në një distancë të njëjtë nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale. Por zbulimi i ri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me Hënën.

Sipas NASA-s, Hëna po largohet ngadalë nga Toka me 3.8 cm në vit. Dikur Hëna ishte një element kryesor i matjes së kohës, pasi përdorej si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore. Megjithatë, zbulimi i fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjetjet dhe zbulimet e dikurshme.

Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtin ritëm, atëherë ajo ndoshta do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Zbulimi i ri i distancës në rritje midis Hënës dhe Tokës, mund të jetë interesant. Por ai është gjithashtu një “udhërrëfyes i dobët mbi të kaluarën” besojnë profesor XhoshuaDejvis nga Universiteti i Kebekut në Kanada dhe bashkëpunëtorja e tij Margriet Lantink nga Universiteti i Uinskonsin, si dhe kolegët e tyre nga universitet e Utrehtit në Holandë dhe Gjenevës në Zvicë

Por pse Hëna po largohet nga Toka? Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jenë të ashtuquajturat “ciklet e Milankoviçit”. Ato përshkruajnë devijimin e vogël në formën e orbitës së Tokës dhe boshtit të saj, si dhe ndikimet e tij mbi sasinë e dritës së Diellit që merr Toka.

Sasia e dritës së Diellit që merr Toka ndikon shumë në klimën e saj, dhe është një tregues i periudhave të motit të lagësht dhe të thatë. “Ciklet e Milankoviçit” mund të çojnë në një ndryshim të plotë të motit në një rajon. Ato kanë qenë dikur arsyeja e periudhës së gjelbërimit në Shkretëtirën e Saharasë.

Po ashtu janë forca kryesore që ndikojnë tek madhësia e liqeneve në Tokë. Këto cikle dhe frekuencat përcaktojnë edhe distancën midis Hënës dhe Tokës. Sipas shkencëtarëve, rreth 2.46 miliardë vjet më parë, Hëna ishte 60.000 km më afër Tokës sesa sot. Kjo do të thotë që planeti ynë merrte rreth 17 orë në ditë dritën e Diellit./Bota.al

InForCulture

Recent Posts

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

2 hours ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

21 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

2 days ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

2 days ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

2 days ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

2 days ago