Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe!
Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014).
Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Evropës së asaj kohe, shkruan historiani Jahja Drançolli.
Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë evropian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja.
Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin: 1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.
Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…