Studiuesit australianë kanë zbuluar një lloj merimangash me madhësi super të madhe që gjendet vetëm në Queensland.
Femrat e kësaj specie të rrallë mund të jetojnë për më shumë se 20 vjet në natyrë dhe të rriten deri në 5 centimetra të gjata – të mëdha në termat e merimangës, përcjell Telegrafi.
Meshkujt rriten deri në 3 centimetra.
Fatkeqësisht, shumica e habitatit të saj është humbur për shkak të “pastrimit” të tokës, duke e bërë atë të jetë një specie e rrezikuar, thanë shkencëtarët.
Ky lloj i merimangave ndërtojnë “dyer kurthi” nga gjethet si pre e insekteve.
Lloji i sapogjetur, “Euoplos dignitas”, është një lloj merimangash të zbuluara në pyjet gjysmë të thata të Brezit Brigalow, një rajon në Queenslandin qendror.
Ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit.
Merimanga më e madhe në botë ka një gjatësi trupore prej rreth 13 centimetra me një “zgjerim” prej 30 centimetrash – më e madhe se madhësia e një pjate darke. /Telegrafi/
Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…
Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…
Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…
Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…