<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

I madh sa një harabel, zbulohet lloji i ri i lakuriqit të natës në Mozambik

Një lakuriq nate i vogël që ushqehet me insekte është konfirmuar si specia më e re e gjitarëve të Mozambikut. Pas më shumë se një dekade studimi intensiv nga shkencëtarët , kjo lloj specie u kap përmes rrjetave të tyre thuajse të padukshme.

Ky lloj lakuriqi jeton në pyjet rreth malit Namuli, në Zambezia. U deshën plot 13 vite studime për shkencëtarët që të dilnin publikisht me një specie të re.

Një prej studiuesve, Julian Bayliss thotë se përmirësimet në teknologji për të vlerësuar ADN-në e specieve të reja të lakuriqëve të natës i ndihmuan shkencëtarët të merrnin prova të pakundërshtueshme se kjo lloj specie ishte diçka e re. Për të kapur lakuriqin e natës, shkencëtarët përdorën kurthe dhe “rrjeta mjegull”.

Këto lloj lakuriqësh, kanë gëzof në ngjyrë kafe dhe sy të vegjël të zinj, kanë madhësi harabeli dhe emërtohen për strukturat në formë patkoi në fytyrat e tyre që përdoren dërgimin e valëve zanore dhe për t’i ndihmuar ata të kapin insektet fluturuese.

Shkencëtarët janë ende në proces e sipër me zbulimin e të gjithë këtyre lakuriqëvetë natës. Kurthet duhet të monitorohen gjatë gjithë kohës.

Mendohet se këto pyje të lagështa e me gjelbërim të përhershëm janë habitati perfekt për lakuriqët. Por, megjithatë Lakuriqi “patkua” jeton edhe në vende të tjera  përveç malit Namuli, si përshembull në rrafshnaltën Nyika në Malavi veriore dhe në Tanzaninë jugore.

Duke i emërtuar speciet sipas malit të Mozambikut, Bayliss dhe kolegët e tij shpresojnë të tërheqin vëmendjen e botës ndaj kërcënimeve me të cilat përballet kjo hapësirë pyjore.

Mali “Namul” në Mozambik

“Që nga viti 2009, Namuli ka pësuar një humbje të konsiderueshme në pyllin e tij të lagësht. Me ritmet aktuale të humbjes, pylli do të zhduket plotësisht deri në vitin 2025.” Pyjet janë shtëpia e specieve të tjera të rëndësishme, duke përfshirë një zog që gjendet vetëm në Mozambik – Namuli apalis. Por ndërsa lakuriqët dhe zogjtë “apalis” kanë krahë për të fluturuar në pjesë të tjera të mbetura pyjore,  kameleonët dhe gjarpërinjtë nuk kanë vend tjetër për të shkuar”, thonë autorët në studimin e tyre të lakuriqëve të natës, të botuar në revistën Acta Chiropterologica./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

34 minutes ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

43 minutes ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

59 minutes ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

1 hour ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

2 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

2 hours ago