<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

I madh sa një harabel, zbulohet lloji i ri i lakuriqit të natës në Mozambik

Një lakuriq nate i vogël që ushqehet me insekte është konfirmuar si specia më e re e gjitarëve të Mozambikut. Pas më shumë se një dekade studimi intensiv nga shkencëtarët , kjo lloj specie u kap përmes rrjetave të tyre thuajse të padukshme.

Ky lloj lakuriqi jeton në pyjet rreth malit Namuli, në Zambezia. U deshën plot 13 vite studime për shkencëtarët që të dilnin publikisht me një specie të re.

Një prej studiuesve, Julian Bayliss thotë se përmirësimet në teknologji për të vlerësuar ADN-në e specieve të reja të lakuriqëve të natës i ndihmuan shkencëtarët të merrnin prova të pakundërshtueshme se kjo lloj specie ishte diçka e re. Për të kapur lakuriqin e natës, shkencëtarët përdorën kurthe dhe “rrjeta mjegull”.

Këto lloj lakuriqësh, kanë gëzof në ngjyrë kafe dhe sy të vegjël të zinj, kanë madhësi harabeli dhe emërtohen për strukturat në formë patkoi në fytyrat e tyre që përdoren dërgimin e valëve zanore dhe për t’i ndihmuar ata të kapin insektet fluturuese.

Shkencëtarët janë ende në proces e sipër me zbulimin e të gjithë këtyre lakuriqëvetë natës. Kurthet duhet të monitorohen gjatë gjithë kohës.

Mendohet se këto pyje të lagështa e me gjelbërim të përhershëm janë habitati perfekt për lakuriqët. Por, megjithatë Lakuriqi “patkua” jeton edhe në vende të tjera  përveç malit Namuli, si përshembull në rrafshnaltën Nyika në Malavi veriore dhe në Tanzaninë jugore.

Duke i emërtuar speciet sipas malit të Mozambikut, Bayliss dhe kolegët e tij shpresojnë të tërheqin vëmendjen e botës ndaj kërcënimeve me të cilat përballet kjo hapësirë pyjore.

Mali “Namul” në Mozambik

Që nga viti 2009, Namuli ka pësuar një humbje të konsiderueshme në pyllin e tij të lagësht. Me ritmet aktuale të humbjes, pylli do të zhduket plotësisht deri në vitin 2025.” Pyjet janë shtëpia e specieve të tjera të rëndësishme, duke përfshirë një zog që gjendet vetëm në Mozambik – Namuli apalis. Por ndërsa lakuriqët dhe zogjtë “apalis” kanë krahë për të fluturuar në pjesë të tjera të mbetura pyjore,  kameleonët dhe gjarpërinjtë nuk kanë vend tjetër për të shkuar”, thonë autorët në studimin e tyre të lakuriqëve të natës, të botuar në revistën Acta Chiropterologica./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

10 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

11 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

13 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

13 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

16 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

17 hours ago