<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Lulëzon në mesnatë dhe vyshket para mëngjesit: Një nga lulet më të rralla dhe më të çmuara në botë, ja ku rritet

Kjo lule magjike e quajtur kadupul lulëzon vetëm një natë në vit

Dashamirët e bimëve besojnë se kjo është një nga lulet më të bukura, por edhe më të trishta në botë, sepse ka jetëgjatësinë më të shkurtër.

Pra, kadupul ose “mbretëresha e natës”, lulëzon vetëm për një natë. Lulëzimi fillon rreth mesnatës dhe vyshket para agimit.

Është një lule shumë e rrallë që rritet kryesisht në Sri-Lankë dhe vetëm pak njerëz kanë mundësinë ta shohin.

Në kulturën e Sri Lankës dhe më gjerë, Kadupul shihet si një dhuratë qiellore — një nga ato mrekulli që janë për t’u parë, por jo për t’u zotëruar, transmeton Telegrafi.

Kjo lule klasifikohet si bima më e dëshirueshme në planet dhe nuk blihet asnjëherë dhe asnjë luleshitës deri më tani nuk ka mundur të bëjë marrëveshje me të, sepse as nuk mund të gjendet.

Përveç Sri Lankës, kjo lule mund të gjendet edhe në Meksikë, Venezuelë dhe Teksas. Turistët, kryesisht kur vizitojnë Sri-Lankën, kanë dëshirën më të madhe të shohin se si duket kjo lule dhe të dëshmojnë magjinë e saj.

Vetëm pak çaste pas lulëzimit të Kadupulit, petalet ndryshojnë pamjen e tyre dhe para agimit zbehen plotësisht. Për shkak të specifikës së saj, kjo është një nga lulet më të shtrenjta në botë. Madje, as botanistët nuk e kanë zbuluar pse kjo lule vyshket kaq shpejt.

Pse është aq e rrallë dhe e shtrenjtë?

▪ Nuk mund të pritet dhe të transportohet pa u dëmtuar, sepse është jashtëzakonisht delikate.
▪ Nuk shitet në treg, sepse nuk mbijeton më shumë se disa orë jashtë bimës.
▪ Është kthyer në një simbol të bukurisë së përkohshme, të një momenti magjik që nuk mund të zgjatet.

/Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

8 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

11 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

11 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

12 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

12 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

13 hours ago