Për të ushqyerit nuk është folur kurrë më shumë, megjithatë, ka shumë keqkuptime që ngatërrojnë shumë njerëz
Ndodh shpesh që një person që kujdeset për atë që ha ende shton peshë. Domethënë, receta për një linjë të hollë nuk është vetëm numërimi i kalorive, është shumë e rëndësishme edhe mënyra se si i kombinoni produktet, por edhe bashkëpunimi me trupin. Dhe do të habiteni nga fakti se ushqimet e caktuara dhe të shëndetshme i shkaktojnë trupit tonë më shumë dëm sesa dobi.
Besoni apo jo, bëhet fjalë për qumështin, transmeton Telegrafi.
Është i pranishëm çdo ditë në vaktet që konsumojnë njerëzit, por ata nuk janë as të vetëdijshëm se sa mund të nxisë formimin e dhjamit në bark, i cili duket se është vështirë për t’u hequr.
shuttertock
Shumica e produkteve të qumështit përmbajnë natyrshëm një sasi të caktuar sheqeri – laktozë. Ajo, nga ana tjetër, kërkon enzimën unike laktazë në mënyrë që të tretet. Nutricionistët theksojnë se në vetëm 250 ml qumësht ka 15 gramë laktozë, që është shumë edhe për njerëzit që nuk kanë absolutisht asnjë problem me tretjen.
Kur merrni shumë qumësht ose nëse ju mungon laktaza, sheqernat do të mbeten të patretur në zorrën e hollë dhe fermentimi i tyre do të fillojë. Uji është i domosdoshëm për këtë proces dhe ai nxirret nga zorrët, gjë që mund të çojë në kapsllëk. Kjo do të rezultojë në fryrje dhe gazra, ndërsa sheqeri i tepërt do të kthehet në yndyrë. /Telegrafi/
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…