<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë

Kush ishte Toger “Baba” dhe terrori i tij në Mirditë – Nga Albana M. Lifschin

Albana Lifschin – SHBA

Të gjithë mblidheshim në shtëpi para orës tetë të mbrëmjes. Rreth tryezës së bukës, si të ishim rreth vatrës, dëgjonim historitë e së shkuarës. Kuptova që unë dija shumë pak, sidomos nga historitë e krahinës, veç legjendave që m’i kishte treguar ime gjyshe që në fëmijëri.

Në njërën nga këto net i kërkova gjyshit të na tregonte për Toger “Babën”. Kisha dëgjuar diçka mizore, por jo fort qartë.

– Kujdes, – tha nëna ime, – se po e lodhni. Mos ia merrni frymën me pyetje. Është nëntëdhjetë e kusur, jo shaka.

– Mua më habit kujtesa e tij, – thashë, – dhe më duket sikur nuk do kem rast tjetër ta pyes.

– Mos ki merak, se yt vëlla po regjistron çdo rrëfim…

– Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partise komuniste, – e filloi gjyshi tregimin e tij.

Plaku ktheu gotën e vogël të rakisë dhe nguli pirunin mbi një kokërr ulliri, që pastaj e bashkoi me një cope djathë.

– Ai ia vuni emnin vetes “Babë”, a thu se Mirdita kishte nevojë për “baba”. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi. Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat. Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti ’46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra të shpërndamë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhun përtej kufinit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte te qeveria e Tiranës. Toger “Baba” kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fan. Dha urdhën që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhën t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të zhburrnum e të lidhun dorë për dorë i shtynin pranë një zjarmi të madh të ndezun, ndërsa i rrihnin. E sa për gratë… mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger “Baba”, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunu. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve, merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin, ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyne të turpnume e pa guxu të thoshin një fjalë.

Populli jetonte në panik. Qeverisë i shkun raporte për punët e tij të zeza, por ato mbetën nëpër sirtarët e zyrave, deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në Tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhun dorë për dorë, ata i detyrun të ecnin tri orë më kambë, të zhveshun. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shku deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhun burra e gra nga katundet e tjera. Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhën që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të forta dhe atëherë togeri urdhnoi të bahej një zjarm me dëllinja të thata dhe ta hidhnin grun në zjarm. Burri i saj, ngaqë nuk duroi më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe u arratis nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e Toger “Babës” iu vunë pas dhe e vranë. Një kushërinit të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë.

Ai mori dy javë leje, u kthye prej andej dhe e raportoi gjendjen në qeveri. Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkoi në dorë ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Koçi Xoxes. Toger “Baba” e la Mirditën e shkoi në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte ma lehtë, tue mos e ditun se zadrimasit përbaheshin ma së shumti nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasë ma të lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain me pretekstin se ky ka strehu çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxori gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë. Atëherë arrestoi Luçien dhe i kërkoi të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi, atëherë ai i u hodh për ta përdhunu. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhanë urdhën që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’ia vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bani. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart.

Luçia, me të mbërritun në Shkodër, shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës, me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhun ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshilloi të shkonte në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ia dhanë në dorë Koçi Xoxes. Koçi, kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën dha urdhën që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend të tana sa ishin raportu për Hodo Habibin, të ashtuqujtunin Toger “Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet e Togerit në Mirditë. Toger “Baba” u var në konop.

(Nga libri “Yjet nuk janë të kuq”)

©Albana Lifschin

InForCulture

Recent Posts

Kardiologu tregon pse duhet te mbani gjithmone aspirin afer shtratit

    E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës.  …

14 hours ago

A duhet të pini kefir çdo ditë? Nutricionisti shpjegon përfitimet dhe sasinë e rekomanduar

Kur bëhet fjalë për ushqimet që u atribuohen përfitimeve të shumta shëndetësore, kefiri është ndër…

16 hours ago

E tmerrshme: Shikoni se çfarë i ndodhë trupit të njeriut pasi han mish derri

Rreziqet e ngrënies së mishit të derrit të papjekur janë zbuluar në një skanim të…

18 hours ago

Simptoma që shumë e fshehin nga turpi, por mund të jetë një sinjal për kancerin e zorrës së trashë

Një simptomë shëndetësore që shumë njerëz e shmangin nga sikleti mund të jetë një sinjal…

20 hours ago

Keni dhimbje kyçesh? Përdorni hithrën në këtë mënyrë…

    Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë. Lëngu…

20 hours ago

Per shendetin e syve keto jane 6 ushqimet me te mira, konsumojini sa me teper

    Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet…

20 hours ago