<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

Referenca : Shqiperoi Rezart Dani

Në veprën e tij me famë botërore, “Ese mbi Historinë e përgjithshme dhe mbi zakonet dhe shpirtin e popujve, që nga Karli i Madh deri në ditët tona” Volteri (1694-1778) i kushton një artikull Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e rreshtuar në listën e personaliteteve më të famshme botërore.

Ka disa gabime, në emërtimin e personazheve, por duke parë kontekstin e kohës dhe mungesën e informacionit mbi popujt e Perandorisë Osmane, kjo duhet anashkaluar, pasi nuk prekin aspak thelbin e shkrimit.

Kërkova mbrëmë në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Franceze, versionin e parë, e më në fund e gjeta, duke u munduar ta përkthej e përshtas për ju, pasi dhe shkrimi është në frëngjishten e kohës, ndryshe nga ajo që flitet sot.
Gjithsesi po publikoj edhe tre faqet origjinale të veprës që shkrimi të lexohet e vërtetohet edhe nga miqtë e mi frankofonë.

Nga Rozart Dani Luksemburg 2023.

SKANDERBEGUT.

Kapitulli tetëdhjetë e gjashtë. Vëllimi i tretë.

Një tjetër luftëtar jo më pak i famshëm, të cilin nuk e di nëse duhet ta quaj osmanlli apo të krishterë, ndaloi përparimin e Muratit, (1) madje ishte për një kohë të gjatë një bastion i të krishterëve kundër fitoreve të Mehmetit të Dytë.(2) E kam fjalën për Skënderbeun, i lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, një vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.
Emri i tij ishte Gjergj Kastrioti (3). Ai ishte djali i një despoti, i një Hospodari (4) të vogël të këtij vendi, domethënë një princi vasal, pro kjo nënkuptonte Despot, dhe është e çuditshme që fjala Despotik u është mveshur që atëherë Sovranëve të mëdhenj që e bënë veten absolut.
Gjergj Kastrioti ishte akoma fëmijë kur Murati, disa vite përpara betejës së Varnës, për të cilën fola më lart, pushtoi Shqipërinë pas vdekjes së babait të Kastriotit. Ai e rriti këtë fëmijë, i cili kishte mbetur i vetmi nga katër vëllezërit e tij.
Analet turke nuk thonë fare se këta katër princër janë vrarë për hakmarrje nga Murati. Nuk duket se këto barbarizma kanë qenë në karakterin e këtij Sulltani, i cili ka hequr dorë dy herë nga kurora, dhe ka shumë të ngjarë që Murati t’u ketë dhënë afeksionin dhe besimin e tij, atij nga i cili duhej të priste vetëm urrejtje të paepur. Ai e donte atë, e bënte të luftonte përkrah tij personalisht. Gjergj Kastrioti ra në sy aq shumë, sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë atij emrin Skënderbeg, që do të thotë Zoti Aleksandër.
Më në fund miqësia mbizotëroi mbi politikën. Murati i’a besoi komandën e një ushtrie të vogël, kundër Despotit të Serbisë, i cili kishte dalë në anën e të krishterëve, e po luftonte kundër Sulltanit, dhëndrit të tij: kjo ishte përpara abdikimit. Skënderbeu, i cili nuk i kishte mbushur akoma njëzet vitet, projektoi planin për të mos pasur më zot mbi kokë, por për të mbretëruar vetë.
Ndodhi që pranë kampit të tij kaloi një sekretar që mbante vulat e Sulltanit. E ndaloi atë, e prangosi, e detyroi të shkruante dhe vuloste një urdhër, drejtuar guvernatorit të Krujës, kryeqytetit të Epirit, që t’ia kthejë qytetin dhe kështjellën, Skënderbeut. Pas dërgimit të këtij urdhri, ai vret sekretarin në suitën e tij. Marshon drejt Krujës; Guvernatori ia lëshoi vendin pa vështirësi.
Po atë natë ai nxori para shqiptarët, me të cilët ishte marrë vesh më herët. Ai vrau Guvernatorin e garnizonit.
Skënderbeu i udhëhoqi me aq zotësi, përfitoi aq shumë nga terreni i thyer e malor, sa që me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke.
Myslimanët e shihnin atë si tradhtar: të krishterët e admironin si një Hero, i cili duke mashtruar zotërit e tij armiq, kishte marrë përsëri kurorën e babait të tij, ai e meritoi atë me guximin e tij.

Shënim i përkthyesit;

  1. Amurat nënkupton Sulltan Muratin.
  2. Mohamed II nënkupton Mehmeti i Dytë.
  3. Gjon Kastriot nënkupton Gjergj Kastriotin.
  4. Hospodar është titulli sllavisht për Zotëriun sundimtar, Gospodine.
InForCulture

Recent Posts

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

2 days ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

3 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

3 days ago

Si të mbroheni nga Hantavirusi – virusi që përhapet nga minjtë

  Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…

3 days ago

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

  Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…

3 days ago

Pse zgjoheni vazhdimisht në orën 3:00 të mëngjesit

  Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…

7 days ago