<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjetje arkeologjike në lokalitetin “Ara te Kisha” në fshatin Marali të Malishevës

Qazim Namani

Fshati Marali, komuna e Malishevës

Ekipi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës: Qazim Namani, Emin Sallahu dhe Alban Kastrati sot me datën 01.03 2023 bëmë një vizitë pune në fshatin Marali.

Me ftesë të Azem Vrenezit, sot vizituam lokalitetin arkeologjik “Ara te Kisha”, nga i cili u informuam për gjetjet e rastit gjatë aktiviteteve bujqësore në këtë lokalitet. Sipas dëshmive të Azem Vrenezit, gjatë livrimit në këtë arë janë zbuluar shtatë varreza të mbuluara me pllaka guri. Po ashtu mbi varreza janë zbuluar themelet e një objekti të kultit të hershëm që në fshat është njohur si Kisha e fshatit Marali. Pranë kishës deri vonë ka qenë edhe Kroi i Kishës, i cili me tuba është marrë nga një familje e fshatit. Gjatë livrimit të arës në lokalitetit te kisha janë zbuluar tjegulla dhe gjurmë tjera të vendbanimit.

Azemi rrëfen se të familjarët e tij disa gurë nga ky lokalitet i kishin përdorur për ndërtimin e murit rrethues të oborrit të tij. Ne e vizituam murin në fjalë dhe aty pamë disa gurë me kanelyra, gjethe të hardhisë së rrushit dhe mbishkrim romak. Nga këto gjurmë që pamë kuptuam se kemi të bëjmë me një lokalitet arkeologjikë të antikitetit. Në bazë të këtyre gjurmëve mendojmë se kemi të bëjmë me një objekt kulti paleokristian shumë të rëndësishëm për gjurmët e civilizimit në vendin tonë. Në njërën nga pllakat e hasëm mbishkrimin M. Aurel, që lenë hapësire për të thelluar studimet rreth këtij emri.

Sipas burimeve historike Mark Aureli ishte perandor dhe filozof i njohur romak në shekullin e dytë të erës sonë, ne mendojmë se në këtë rast kemi të bëjmë ndoshta me një qytetrar dardan të asaj periudhe.

Pronar legjitim i kësaj parcelle është Aziz Vrenezi.

Nga Azemi dhe disa fshatar tjerë kuptuam edhe për gjyrmët arkeologjike ne lokalitetin “Prrocka”, “Kungullari” që shtrihen në një sipërfaqe mjaftë të madhe. Gjatë aktiviteteve bujqësore edhe në këtë lokalitet janë hasur tulla, keramike, dysheme dhe gjurmë tjera.

Përballë fshatit shenuam edhe lokalitetin tjetër “Seishta”, që mendojmë se kemi të bëjmë me ndonjë lokalitet arkeologjikë të hershëm të quajtur “Selishta”

Në fshatin Marali i shenuam edhe disa nga toponimet e këtij vendbanimi:

Ara te kisha, Kroi i Kishës, Kungullari, Bokat e Gorishtës, Seishta, Prrocka, Gryka e Lenishtave, Guri i Madh, Shkoza, Rrezinat, Kodra e Shullanit, Mullini i Shkozës, Kroi i Madh, Lugu i Vrenezit, Hani i Himit etj.

InForCulture

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

14 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

14 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago