<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Përkujdesja veterinare për macet

Nga vetë natyra kureshtare e maceve, ato mund t’i gjesh kudo. Pavarësisht nëse ju mendoni se sa mirë e keni pastruar shtëpinë apo sa të shëndetshme janë kafshët e tjera, macja juaj mund të ekspozohet ndaj sëmundjeve kërcënuese për shëndetin.

Vaksinat nuk janë 100% efektive, por ato do t’i japin maces suaj një nivel të kënaqshëm mbrojtjeje kundër sëmundjeve të maceve. Prandaj, duhet kuptuar se, vaksinat, nuk janë një kurë, por parandalim.

Vaksinimi kundër lisë

Panleukopenia (lija e maceve) është një sëmundje serioze, vdekjeprurëse, që transmetohet lehtësisht. Ashtu si fëmijëve, edhe maceve u nevojitet mbrojtje kundër lisë. Vaksinimi kryhet me dy doza. Macja duhet ta marrë dozën e parë të vaksinës kur është 8-javëshe dhe vaksinën e dytë pas 3-4 javësh.

Më pas, vaksina përsëritet një herë çdo vit. Këto lloj vaksinash përmbajnë edhe agjentë parandalues për sëmundje të tjera (vaksina polivalente).

Vaksinimi kundër tërbimit

Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, që prek çdo gjitar, duke përfshirë edhe njeriun. Kotelja duhet ta marrë dozën e parë të vaksinimit kur është 4-muajshe. Pas kësaj ajo duhet të marrë një dozë pas një viti. Rivaksinimi më pas do të kryhet çdo 3 vjet.

Vaksina e tërbimit, kur nuk ka të përfshirë agjentë të tjerë, është vaksinë monovalente.

Parazitët e jashtëm

Pleshtat dhe rriqrat ushqehen me gjakun e kafshëve, sikurse dhe të maces, duke dhënë probleme si, dermatite, transmetimin e parazitëve të tjerë të traktit tretës (krimba) apo anemi.

Kur ju të filloni trajtimin e maces tuaj me antiparazitarë, duhet të kini parasysh se do t’ju duhet t’i trajtoni të gjitha kafshët që keni në shtëpi. Kështu, koha, mundimi dhe paratë, nuk do t’ju shkojnë dëm.

Nëse një mace tund kokën shpesh dhe kruan veshët, atëherë ajo mund të ketë morra veshësh. Ato transmetohen nga macja në mace. Veterineri juaj disponon medikamente shumë efikase kundër këtij paraziti.

Juve do t’ju duhet ta trajtoni macen tuaj 3 herë, veçanërisht në moshën 2-javëshe dhe pastaj çdo dy muaj, deri në moshën 6-mujore. Pas kësaj moshe, trajtimi kryhet çdo 3-6 muaj, sipas mundësisë. Dehelmintizimi (trajtimi ndaj parazitëve të traktit tretës). Koteleve u nevojitet një ose dy dehelmintizime.

Krimbat kalojnë tek macja nëpërmjet qumështit të nënës. Në moshën 6-javëshe veterineri mund t’i japë maces një dozë medikamenti antiparazitar dhe kjo duhet të ndiqet me një dozë të dytë, pas 2 javësh. Për t’u siguruar se macja është “pastruar” nga krimbat, do të ishte i nevojshëm një kontroll feçesh nga mjeku.

Nëse edhe pas dehelmintizimit fekalet e koteles janë të brumëta, kanë mukus ose gjak në to, kemi të bëjmë me parazitë të tjerë, si koksidiet. Ju duhet ta çoni macen tek veterineri për trajtim. Parazitë të ndryshëm kanë trajtim të ndryshëm. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

1 day ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

1 day ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

1 day ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

1 day ago