Poezi nga Fan Stilian Noli, kushtuar Bjram Currit dhe qëndresës së tij në Shpellën e Dragobisë. /InforCulture.info
Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.
As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë. /Trungu & InforCulture.Info
Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…
Dihet se molla ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit apo përmirësimin e tij.…
Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…
Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…
Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…
Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…