<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

33 citime të Albert Einsteinit, për të reflektuar

Ju ftojmë të ndaleni në këto 33 thënie të mrekullueshme nga Albert Einsteini, që me siguri do t’ju bëjnë të reflektoni. Këto janë fjalitë e thëna nga shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit të 20-të, përmes të cilave do të ndjeni mençurinë e tij të pabesueshme. Me këto fjalë, Einsteini na jep versionin më të mirë të njerëzimit dhe jetës.

“Jemi të gjithë shumë injorantë, por jo të gjithë jemi injorantë për të njëjtat gjëra”.

“Një darkë në të cilën të gjithë të pranishmit bien plotësisht dakord mes tyre, është një mbrëmje e çuar dëm”.

“Gjëja më e bukur që mund të përjetojmë është misteri; është burimi i gjithë artit të vërtetë dhe gjithë shkencës së vërtetë.”

“Ka dy mënyra për të jetuar jetën tuaj. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se gjithçka është një mrekulli.”

“Secili prej nesh është arkitekti i fatit të vet”.

“Kujtesa është inteligjenca e idiotëve”.

“Ti nuk e ke kuptuar me të vërtetë diçka, deri kur të jesh në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes”.

“Nëse A është e barabartë me sukses, atëherë formula është A = X + Y + Z. X është puna. Y është loja. Z është të mbash gojën mbyllur.”

“Dhe kështu ne, qeniet e vdekshme, bëhemi të pavdekshëm përmes kontributit tonë në punën e komunitetit”.

“Kohë e trishtë e jona! Është më e lehtë të shpërbësh një atom sesa një paragjykim”.

“Bota është një vend i rrezikshëm, jo ​​për shkak të atyre që bëjnë dëm, por për shkak të atyre që shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë.”

“E gjithë shkenca nuk është veçse një përsosje e të menduarit të përditshëm.”

“Imagjinata është më e rëndësishme se dija.”

“Ka një forcë lëvizëse më të fortë se avulli, energjia elektrike dhe energjia atomike: vullneti”.

“Fjala progres nuk ka kuptim për sa kohë ka fëmijë të palumtur”.

“Problemi sot nuk është energjia bërthamore, por zemra e njeriut”.

“Vetëm dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor… dhe nuk jam i sigurt për të parin.”

“Një person që nuk ka bërë kurrë një gabim, nuk është përpjekur kurrë të bëjë diçka të re.”

 “Vlera e produktit qëndron tek prodhimi”.

“Ideja ime politike është demokratike. Të gjithë duhet të respektohen si njerëz dhe askush nuk duhet të hyjnizohet”.

“Gëzimi i të parit dhe të kuptuarit është dhurata më e përsosur që natyra mund të japë”.

“Njeriu takon Zotin pas çdo dere që shkenca mund të hapë”.

“Pjekuria fillon të shfaqet kur ne mendojmë se meraku ynë për të tjerët është më i madh se sa për veten tonë.”

“Idealet që më kanë ndriçuar rrugën dhe që gradualisht më kanë dhënë guximin ta përballoj jetën me gëzim, kanë qenë e vërteta, mirësia dhe bukuria”.

 “Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt”.

“Kurrë mos e konsidero studimin si detyrim, por si një mundësi për të depërtuar në botën e bukur dhe të mrekullueshme të dijes”.

“Një qenie njerëzore është pjesë e një tërësie, të cilën ne e quajmë “Univers”, është një pjesë e kufizuar në kohë dhe hapësirë. E përjeton veten, mendimet dhe emocionet e veta si diçka të ndarë nga pjesa tjetër, një lloj iluzion optik i ndërgjegjes. Ky iluzion është si një burg, i kufizon dëshirat dhe dashurinë tonë për ata pak njerëz që janë pranë nesh”. “Detyra jonë duhet të jetë të çlirohemi nga ky burg duke zgjeruar rrethin tonë të dhembshurisë për të përfshirë të gjitha krijesat e gjalla dhe gjithë natyrën në bukurinë e saj.”

“Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, thjesht jam kurioz e pasionant.”

 “Marrëzi është të bësh të njëjtën gjë pa u ndalur dhe të presësh rezultate të ndryshme. Nëse jeni duke kërkuar për rezultate të ndryshme, mos bëni gjithmonë të njëjtën gjë.”

“Nëse qëllimi juaj është të përshkruani të vërtetën, bëjeni thjesht: lëruani elegancën rrobaqepësve”.

“Gjëja e rëndësishme është që të mos ndaloni kurrë së bëri pyetje”.

“Edukimi është ajo që mbetet pasi harron gjithçka që ke mësuar në shkollë.” / bota.al

InForCulture

Recent Posts

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

4 hours ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

4 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

4 hours ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

19 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

19 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago