<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Më 21 shkurt në mbështetje të UNESCO-s kudo në botë shënohet “Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare!

Jahja Drancolli

Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe në këtë kontekst për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet pasur në konsideratë mbishkrimet epigrafike dhe dokumentet origjinale arkivore, dhe në rastin konkret një dokument raguzan të regjistruar në kancelarinë e komunës së Raguzës më 14 korrik 1284. Në këtë burim zyrtar përmendet për herë të parë gjuha arbërore: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”). Deri më sot shkenca përgjithësisht nuk ka zbuluar ndonjë dokument më të hershëm se ky ku bëhet fjalë drejtpërsedrejti për gjuhën arbërore. Aludimet se janë zbuluar të tilla dokumente më të hershme ku përmendet gjuha arbërore ose shqipja e sotme nuk mund ti bëjnë ballë kritikës shkencore, dhe si të tilla me plotë gojën i quaj si dokumente fantome.

Nga ana tjetër është e njohur dhe e pranuar përgjithësisht nga shkenca se, emri antik-mesjetar më i vjetër i njohur i arbërve, që pas shek. XVII do të quhen shqiptarë, është i pandashëm nga emri Ἀλβανοί i njërës nga bashkësitë fisërore të ilirëve të Jugut, d.m.th. të Ilyrii proprie dicti ”Ilirëve të mirëfilltë”. Kryeqendër e fisit Ἀλβανοί ishte qyteti Ἀλβανóπολις, që për herë të parë përmendet nga gjeografi Aleksandrin Ptolemaeus (Ptolemej) në shek. II të e. s. Ky qytet është identifikuar me rrënojat në katundin e sotëm Zgërdhesh, 3 km. larg Fushë-Krujës. Pas heshtjes prej disa shekujsh, Ἀλβανοί-t dhe hapësira e banuar prej tyre përmendet sërish gjatë shek. V-XI në mbështetje të burimeve raguzane dhe burimeve bizantine!

Burimi: Arkivi Historik i Dubrovnikut (DAD), i realizuar për postim nga MA. sc. Ermal Gashi!

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago