<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shqiptarët dhe dita e çlirimit të Stambollit 29 maj 1453

Ngjarje historike e rëndësisë së jashtëzakonshme dhe ndikimit të madh rajonal e global, është çlirimi i Stambollit. Prandaj, si ngjarje është e rëndësishme edhe për shqiptarët!

Shqiptarët e nisën ngritjen brenda Perandorisë Osmane menjëherë pas vitit 1389. Me të drejtë ish-ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoğlu, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në vitin 2011, në xhaminë e madhe “Sulltan Mehmet Fatih” pati deklaruar se “shqiptarët kanë merita për çlirimin e Stambollit, sepse, nga këtu, pra nga xhamia “Sulltan Murat”, e ndërtuar në vitin 1393, u nisën ushtarë për ta çliruar Kostandinopojën”.

Në lidhje me këtë edhe në librat e historisë rrëfehet tregimi kur gjatë kohës së çlirimit të Kostandinopojës, disa nga komandantët nisën të hezitojnë të vazhdojnë luftën për çlirim deri sa filluan të mendojnë për një qetësi të përkohshme. Ndërsa nga ata që reaguan ashpër ndaj hezitimit, ishe Zognush Pasha, me origjinë shqiptar, që kishte qenë i krishterë dhe ishte bërë mysliman. Ai e vlerësonte entuziazmin e ushtarëve dhe kthimin mbrapa e konsideronte demoralizim. Ai nuk i konsideronte asgjë forcat e tjera krahas Sulltanit. “Kurrsesi dhe larg asaj, o Sulltan, nuk pushojmë as nuk hezitojmë, ne kemi ardhur këtu për të vdekur e jo për t’u kthyer. O udhëheqës i sulltanatit, më pyete për mendimin tim dhe unë po ta shpall me fjalë të qarta: Ne duhet t’i kemi zemrat tona si shkëmbi dhe duhet ta vazhdojmë luftën pa shfaqur asnjëfarë shenjë dobësimi e ligështimi…”. Në fytyrën e Sulltanit u vu re gëzimi dhe qetësia, pasi e dëgjoi Zognush Pashë shqiptarin. Pas kësaj Sulltani iu drejtuar mësuesit të tij, Ak Shemsedinit, i cili miratoi mendimin e Zognush Pashës. Historia jonë e përbashkët ishte edhe në çlirimin e Stambollit.
Perandoria osmane nuk ishte institucion vetëm i turqve, por i gjithë klasës sunduese të Perandorisë; shqiptarët, grekët, boshnjakët, serbët etj. e ndjenin si të tyren dhe ishin pjesë strukturale e saj.

Deri në pavarësimin e Shqipërisë nga Porta e Lartë (1912) në pozitën e kryeministrit të Perandorisë Osmane (sadriazem), që është pozita më e lartë shtetërore osmane, pas pozitës së Sulltanit, kanë arritur të ngrihen 44 shqiptarë, në pozitën e shejh-ul-islamit 5 shqiptarë; në pozitën e admiralit të flotës detare osmane (Kapudan-i-derya), 25 shqiptarë. Nga populli shqiptar po ashtu dolën rreth 400 poetë e shkrimtarë, shumë myderrizë, myftilerë, kadilerë, vezirë, pashallarë, velilerë, bejlerbej, myteselimë etj.. Numri i kryvezirëve (kryeministrave) shqiptarë, sipas disa burimeve është 33, ndërsa i ministrave është 101.

Por, fundja pa marrë parasysh saktësinë e pa e kontestuar, kjo është e vërteta e numrit të madh të shqiptarëve në udhëheqjen e Perandorisë Osmane.

Abdulla KLINAKU

InForCulture

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

6 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

9 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

10 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

11 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago