<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Varrimi i plakut të madh, Ismail Qemali

Me një ceremoni madhështore, më 12 shkurt të vitit 1918, është bërë varrimi i Ismail Qemalit.

E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10:00, paradite trupi pajetë i Ismal Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” është vendosur mbi shtratin e topit. Që aty, korteu i madh është nisur drejt qytetit.

Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili pas vdekjes është balsamosur, i shoqëruar nga djemtë e tij, është nisur drejt Brindisit. Aty është vendosur mbi luftanijen italiane “Alpino” dhe ka arritur në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli është vendosur në komandën ushtarake italiane, që ndodhej në skelë. Aty ka qëndruar dy ditë.

Ceremonia e varrimit është kryer dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela ka filluar në orën 10.00 paradite. Aty ishin të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore. Kortezhin e kanë prirë 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria “Djelmoshat e Vlorës”. Një nga kurorat ishte e gazetës “Kuvendi”, në të cilën është thënë: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si “diplomat i vlerët”.

Kur kortezhi është nisur nga skela për në qytet, në krye kanë qëndruar anëtarët e shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, që kanë mbajtur kurorat. Pas kurorave, kanë qenë anëtarë të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”. Pas tyre, banda ushtarake ka ekzekutuar melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella. Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre, karroca që ka mbajtur arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e kanë tërhequr gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës kanë ecur dy rreshta ushtarësh. Më pas, kanë qenë hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj, ka qenë gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.

Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm ka arritur në qytet. Atë ditë, siç ka thënë korrespondenti i gazetës “Kuvendi”, Vlora ka qenë në zi. Tregu ka qenë i mbyllur. Në dyqane kanë qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku është shkruar: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, “patriotin e madh”.

Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, siç ka shkruar korrespondenti, kanë dalë gra dhe vajza, për të nderuar “Plakun e Shqipërisë”, disa nga të cilat e kanë njohur në rini. Kur ka arritir në tregun e qytetit, kortezhi është ndalur. Aty janë mbajtur dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit ka dy burime historike – një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.

Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i ka raportuar Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake “Alpino” arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.

Ai ka nënvizuar se nuk ka pasur “asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar – F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident.”

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, ka shënuar: “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.

Edhe pse aty ka munguar ushtria shqiptare, në orën e varrimit, tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit ka qenë e rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga ka kaluar arkivoli, ndërsa fshatarët kanë mbushur dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve, nga mizëria e fshatarëve, kodrat janë dukur si koshere bletësh.

InForCulture

Recent Posts

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

1 day ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

1 day ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

2 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

    Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me…

2 days ago

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

3 days ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

3 days ago