Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Troje shqiptare, të pushtuara e të tjetërsuara

Ahmet Qeriqi: Troje shqiptare, të pushtuara e të tjetërsuara

Arvanitasit, banorët autoktonë të Greqisë

Arvanitasit ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Pa jetëshkrimin e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milionë në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç’kushte dhe për ç’arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç’ngjau me ta në rrjedhat e shekujve?  ( Irakli Koçollari)

Arbëreshët e njohur edhe si arvanitë (greqisht, Arvanítes;), janë një grup i popullsisë në Greqi të cilët tradicionalisht flasin arbërisht, një dialekt të gjuhës shqipe. Ata u vendosën në Greqi gjatë fundit të mesjetës dhe ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës deri në shekullin e 19-të. Arvanitasit  sot vetë-identifikohen si grekë pas një procesi të asimilimit gradual dhe nuk e konsiderojnë veten se i  përkasin Shqipërisë apo kombit shqiptar. Ata e quajnë veten e tyre si arvanites dhe Arbëror, në gjuhën e tyre. Komunitetet shqipfolës në Greqinë e veriut nuk janë arvanitas por më tepër çamë dhe toskë, dhe ata e quajnë veten e tyre si shqiptar (i njëjtë emër kombëtar e përdorur nga shqiptarët e Shqipërisë). Arvanitasit dhe Arbëreshët nuk e konsiderojnë  veten e tyre si shqiptarë. Dialekti arbërisht është në një gjendje të tretje, për shkak të ndërrimit e gjuhës dhe ndikimit të madh që ka ushtruar  greqishtja dhe migrimit të madh të brendshëm nëpër qytetet e mëdha që rezultuan me përzierja e mëvonshme të popullsisë gjatë shekullit të 20-të. (Vikipedia)

Migrimi i arbëreshëve, në Greqi, filloi në fund të shekullit të 13-të dhe mbaroi rreth vitit 1600,  nga një rajon e quajtur Arbëria, e cila ishte pjesë e Despotatit të Epirit dhe i cili sot është rajoni qendror i Shqipërisë moderne. Arbëreshët së pari migruan në Thesali rreth vitit 1325 përmes rrugëve të udhëtimit që kishin shkuar në jug-lindje duke kaluar pellgun e sipërme të lumit Bistricë dhe me anë të Korçës, Kosturit dhe Grebenesë mbërritën në fushë të Thesalisë. Një tjetër pikëpamje mban se kjo migrimi ka ndodhur nga zbritëse jug-perëndim përmes rajonit të Janinës dhe Atolo-Akarnania dhe shkuan prej andej në Thesali.

Duke vendosur në luginën e Sperqos në vitet  1380-1381, shqiptarët morën leje nga sundimtarët Aragonezë të vendosen në Dukatin të Athinës në vitin 1382, për të forcuar aftësinë e mbrojtjes së dukatit kundër pushtimeve të huaja. Burimet bizantine përmendin dukjen të 10.000 shqiptarëve në ngushticën e Korintit në viteve 1404-1405, të cilat u vendosën nga Despotati e Mistras nga despoti Theodor Paleologu, kundër këshillës së këshilltarëve të tij. Sipas pikëpamjes mbizotëruese, kjo popullsi erdhi nga Thesalia pas pushtimit të saj nga osmanët më 1393. Rreth vitit 1425, venedikasit me premtimet e koncesioneve të taksave dhe masave të tjera e tërhoqën popullatën arbëreshe në Evia jugore. Ky rajon kishte përjetuar rënien demografike për shkak të murtajës dhe ky vend u pa si veçanërisht të favorshme për rivendosje të popullsisë sepse ajo ishte afër rajonit Atikës dhe Peloponezit.

Kur Despotati i Epirit u krijua në fillim të shekullit të 13-të, mercenarë arbëreshë luftuan në anën e Epirit kundër sllavëve dhe venedikasve. Për shërbimet e ofruara nga arbëreshëve gjatë operacioneve ushtarake, fisnikëria arbëreshe ka marrë vetëm tituj oborrtarësh të rëndësishme. Aristokratët arbëreshë, ishin vendosur në shumë rajone ku despotatet ishin të banuar nga shqiptarë vendas, dhe gradualisht gërryer sistemin e vjetër bizantine administrativ.

Nga krerë tradicionalë patriarkalë ata u shndërruan në princa. Lloji i qeverisjes së praktikuar nga kjo aristokraci e re  rezultoi me një administratë feudale, që ishte shumë e ashpër mbi popullin. Duke u përpjekur për të shpëtuar situatën e re, arbëreshët ishin të detyruar të shtegtonin. Disa arbëreshë panë emigracionin si një zgjidhje të vetme për problemet e tyre të krijuara nga monopolizimin e trojeve shqiptare nga ana e sundimtarëve në principatat shqiptare, të cilët ishin duke u bërë gjithnjë e më të dhunshëm. Përveç këtyre ndryshimeve, të cilat tronditën shoqërinë e tyre, ishte edhe depërtimi osmane dhe pushtimi gradual i të gjitha vendeve të  Ballkanit. Individualisht ose kolektivisht, migrimi arbëresh ishte një reagim ndaj shtypjes shoqërore që ishte bërë e padurueshme.

Me kalimin e kohës, ky qëndrim i përbashkët ka pasur nga fillimi i luftës greke të Pavarësisë të rezultojë në shoqata greko-arbëreshe dhe aleancave që luajti një rol të rëndësishëm në revolucionin grek, të vitit 1821. Me formimin e kombeve moderne dhe shteteve kombëtare në Ballkan, arvanitasit konsideroheshin  si një pjesë përbërëse të kombit grek. Në 1899, përfaqësuesve kryesor të arbëreshëve në Greqi, në mesin e tyre pasardhësit e heronjve të pavarësisë, u botua një manifest që u bënte thirrje fqinjëve  shqiptarë jashtë Greqisë të bashkoheshin  në krijimin e një shteti të përbashkët shqiptaro-grek.

Gjatë shekullit të 20-të, shumë shqiptarë morën pjesë në luftën për çlirimin e Maqedonisë, në Republikën e Krushevës, të vitit 1903. Ndër ta njihet sidomos  Vangjel Koropuli nga Mandra. Në të njëjtin  shekull, pas krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, arbërorët  në Greqi,   kanë shkëputur veten nga përkatësia kombëtare  duke theksuar vetë-identifikimin e tyre kombëtar si grekët, meqë kishin fenë e njëjtë. Në të njëjtën kohë, ajo është sugjeruar që shumë arbëreshë në dhjetëvjeçarët e mëparshme mbajtur një qëndrim përvetësues, duke çuar në një humbje progresive të gjuhës së tyre tradicionale dhe një zhvendosjen e brezit të ri vetëm në gjuhën greke. Që prej pavarësisë së Greqisë,  ishte forcuar një pozicion i ngurtë zyrtar  që mbështeti  parim për “një komb, një gjuhë”. Në disa herë, veçanërisht nën regjimin e Jani Metaksës gjatë 1936-1941, institucionet shtetërore greke si ushtria ose tjera, kishin ndjekur një politikë aktive në ndalimin e  përdorimit të arbërishtes. Në dhjetëvjeçarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile greke, shumë arbëreshë ishin nën presion për të braktisur arbërishten në favor të greqishtes, dhe veçanërisht dialekti arkaik katharevusa e cila mbeti në variantin zyrtar të greqishtes deri 1976.

Burime historike në Mesjetës flasin për faktin se shqiptarët në Greqi kanë qenë të pranishëm qysh ne shekullin e katërt të Epokës, madje thellë në Greqinë jugore. ( Nga filmi dokumentar Greqia, TV-Dielli).

Arvanitasit u shtrënguan të dynden në krahinat e tjera të Greqisë, sidomos pas rënies së Kostandinopojës në qershor të vitit 1453, kur një pjesë e madhe e popullatës greke të Azisë së Vogël, Turqisë së stome u shpërngulen në Greqi.

Ata asokohe ishin edhe në kryeqytetin e Greqisë në Athinë, në Lagjen “Plakia” e cila ishte lagja më e madhe e qytetit.  Duke qenë shqip dhe greqisht-folës, si dhe me përkatësi tradicionale të krishterë burimor, që nga përhapja e krishterimit të periudhës para dhe pas apostilike, arbëreshët e asaj kohe nuk kishin pse të ishin ndryshe edhe për faktin se ata me kohë ishin pozicionuar në mbrojtje të trojeve që rrezikoheshin nga pushtimi i forcave turke.

Po kështu duhet pasur para sysh edhe faktin e njohur historik se në Mesjetë nuk kishte përcaktim kombëtar, meqë kombet kishin lindur shumë më vonë, ndërsa krijimi i Shtetit të parë shqiptar, me bashkimin e disa prej Principatave nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 1443, arbëreshët i gjeti të shpërndarë në tërë Greqinë.

Po kështu rizgjimi kombëtar grek, me qëllim  për të krijuar shtetin e tyre, në kohën kur Ali Pashë Tepelena kishte projektuar, që Pashallëkun e tij ta shkëpuste edhe de jure  nga Stambolli dhe të krijonte principatën më të madhe në Ballkan, arvanitasit krejt logjikshëm i gjeti të rreshtuar me grekët, me të cilët i lidhte feja, traditat gati të njëjta, dhe përdorimi i dy gjuhëve greqisht arbërisht, me të cilat merreshin vesh të dy palët.

Një rol të madh në pavarësinë e Greqisë, madje rolin vendimtar në kreun e revolucionit e kanë luajtur arvanitasit suljotë, që ishin një  entitet i veçantë shqiptarësh autoktonë, jo grekë dhe jo arvanitas. Ky entitet shqiptarësh brenda Pashallëkut të Janinës, njihej si raca më e panënshtruar e kohës, të cilën me përpjekje të madhe dhe me humbjen e dhjetëra mijëra ushtarëve më në fund e kishte nënshtruar Ali Pashë Tepelena, në vitin 1803,  po nuk e kishte asgjësuar. Të gjendur përballë forcave, turke, forcave të Ali Pashë Tepelenës  dhe forcave vasale greke ndaj Ali Pashës, por edhe kundërshtarë të shqiptarëve me fe islame, suljotët ishin paraqitja më fenomenale e kohës, një entitet kryengritës që jetonte kryesisht në thellësitë malore të Krahinës së Sulit, që nuk mund të asgjësohej në asnjë mënyrë, meqë strategjia e tyre, për ta kthyer rajonin e përthyer në mbrojtje të natyrshme, ktheu prapa një pas një ushtritë që donin ta pushtonin.

Duke qenë se u kishte dalë nami si një kastë kryengritësish të pamposhtur, ata morën jo vetëm simpatinë e forcave të Rusisë Cariste, por edhe të forcave angleze e franceze. Këto tri shtete që mbanin nën rrethim pashallëkun e Janinës dhe herë luftonin e herë lidhnin marrëveshje paqeje me Ali Pashanë, filluan kontaktet me suljotët dhe u ofruan ndihma të konsiderueshme në të gjitha segmentet, para, armë moderne, barot, municion, veshmbathje dhe gjithçka që ata kërkonin. Duke qenë në luftë kundër të gjithëve, suljotët nuk kishin pse  të mos pranonin ndihma të tilla dhe krejt kjo ndikoi që jo vetëm nami por edhe forcat e tyre të njiheshin e të çmoheshin si palë e pakontestueshme në zgjidhjet politike e ushtarake të kohës. Forcat ruse quan në  Sul edhe oficerë të lartë komandantë të njohur, me qëllim që t i përdornin ata si mish për top kundër Ali Pashë Tepelenës dhe kundër Perandorisë Osmane, me faktin se ata ishin të krishterë, dhe vetëm kjo mjaftonte që ata të kishin përkrah koalicionin ruso-evropian të kohës.

 Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në gjysmën e Dytë të shekullit të XIX, e cila ishte më e vonuara në radhën e organizatave kombëtare,  në Ballkan, suljotët, arvanitasit kishin krijuar e konsoliduar identitetin e tyre kombëtar e fetar. Identiteti fetar në Greqinë e pas vitit 1821, kur ajo kishte fituar pavarësinë, duke pasur në krye komandantë suljotë e arvanitas po aq sa edhe grekët, ishte ngritur mbi identitetin kombëtar, dhe arvanitasit e suljotët ishin gjendur në një proces historik të përfunduar. Më vonë, në kohën e Rilindjes kombëtare shqiptare, e cila kishte ndërtuar identitetin kombëtar mbi atë fetar, nuk mund ta rikthente dot ndjenjën kombëtare e fetare të arvanitasve  apo të sulojtëve, meqë identiteti i tyre ishte formuar rreth 50 vjet më herët, edhe pse elita intelektuale arvanitase e kohës, kishte synuar të formonte një shtet të përbashkët greko-shqiptar, duke qenë se këta dy popuj ishin më të vjetrit dhe më të shumtë në numër,  në tërë Ballkanin e kohës.

Çështja kombëtare arvanitase e suljote ishte varrosur përgjithmonë, jo me dhunë e asimilim në fazën e parë, por si proces i natyrshëm historik, meqë çështja e identitetit të tyre kishte marrë formën e  vetme që kishte ofruar koha. Po kështu Kisha greke e cila dirigjohej nga Patriarku i Stambollit, kishte përhapur “megaliidenë greke” e cila kishte për synim t i bashkonte të gjithë të krishterët lindor rreth motos: Të gjithë të krishterët e Ballkanit janë grekë dhe gjuha e predikimit fetar përjashtimisht ishte vetëm greqishtja. Kjo organizatë fetare shtrihej edhe mbi Qeverinë greke dhe pati një ndikim jashtëzakonisht racor në asimilimin e arvanitasve, suljotëve, shfarosjen e myslimanëve, shkatërrimin e të gjitha xhamive, sinagogave, teqeve bektashiane  dhe faltoreve të tjera, që asokohe ishin me mijëra. Presioni i tillë sistematik i kësaj organizate  kishte prapa Rusinë, Francën Anglinë, meqë qëllimi i tyre vendimtar ishte  shkatërrimi i Perandorisë Osmane dhe  i të gjithë myslimanëve në Ballkan.

InForCulture

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

22 minutes ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

39 minutes ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

56 minutes ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

2 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

2 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

3 hours ago