Migrimi i shqiptarëve në drejtim të Turqisë përkon me dobësimin dhe rënien e Perandorisë Osmane dhe në një mënyrë përfaqëson “evakuimin” nga territoret e humbura. Në anën tjetër, motivet të cilat nxitën shpërnguljen ishin fetare, politike por ekonomike dhe ekzistenciale.
Migrimi i shqiptarëve në drejtim të Turqisë përkon me dobësimin dhe rënien e Perandorisë Osmane dhe në një mënyrë përfaqëson “evakuimin” nga territoret e humbura. Në anën tjetër, motivet të cilat nxitën shpërnguljen ishin fetare, politike por ekonomike dhe ekzistenciale. Ishte proces ballkanik në një shkallë të madhe (Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi), në të cilin mund të njihet interesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Jugosllavia u përpoq në këtë mënyrë të zgjidhë problemin me shqiptarët dhe të fitoj toka për kolonizim, ndërsa Turqia “me element të përshtatshëm” t’i populloj pjesët e boshatisura të vendit nga i cili ishin dëbuar më parë kurdët,armenët dhe grekët.
Ismet Azizi
Qarqet sunduese, kulturore e shkencore serbe dhe veçanërisht ideologët e krijimit të hapësirave të pastra etnike, me gjithë masat e ndërmarra ndaj shqiptarëve, nuk ishin të kënaqur me rezultatet e kolonizimit dhe të shpërnguljes së shqiptarëve në vendet tjera. Edhe përkundër të gjitha masave drastike, numri i shqiptarëve nuk u zvogëlua, por, përkundrazi, shënonte rritje në saje të natalitetit të lartë në kushtet e rënda të jetës e të punës. Prandaj pushteti i atëhershëm vendosi që këto qëllime të vetat t’i realizoj me shpërnguljen me dhunë e terror të të gjithë shqiptarëve nga trualli i Kosovës dhe meritoreve rreth saj, në një anë, dhe kolonizimin sa më intensiv të serbëve në Kosovë, por edhe në Maqedoninë Perëndimore. Për këto qëllime dhe u përpiluan një varg elaboratesh dhe planesh.
Shqiptaret e debuar nga ushtria serbe, ne rruge per Turqi
Një kontrollim i kaosit të shpërnguljes është legalizuar më 11 korrik 1938 me nënshkrimin e Konventës jugosllave-turke në Stamboll. Sipas konventës ishte paraparë dëbimi i 40.000 familjeve nga viset e pushtuar nga Serbia, “të cilët flasin turqisht dhe kanë kulturë turke” nga 46 rrethet e banovinave të Vardarit, Zetës dhe Moravës. Sipas konventës së përmendur, Turqia ka qenë e detyruar të pranoj 40.000 familje brenda gjashtë viteve, ndërsa me marrëveshje parashihej që Jugosllavia të paguaj kompensim Turqisë nga 500 lira turke për familje, d.m.th. në total 20 milion lira. Konventa parashikonte transferimin e emigrantëve dhe pasuritë e paluajtshme deri në portin e Selanikut në kurriz të Jugosllavisë.
Elaboratit me karakter fashizoid, me titull “Shpërngulja e shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta), i paraqitur në klubin Kulturor Serb më 7 mars 937 të cilin e hartoi Dr. Vasa Çubriloviq, i parapriu një sërë veprimesh të kreut polit serb. Me këtë rast, po paraqesim dy dokumente që paraprijnë elaboratit të Çubriloviqit dhe nënshkrimin e Konventës jugosllave-turke.
Dokumenti i parë është Procesverbali i konferencës ndërministrore, e cila u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë më 20 shtator të vitit 1935, në të cilën u diskutua për dëbimin e popullatës jo-sllave nga Serbia Jugore.
Teksti i dytë paraqet Projekt planin për shpërngulje të cilin e ka hartuar Komiteti i ngushtë ndërministror, që është miratuar në mbledhjen e 24 shtatorit 1935 në Beograd. Ndër konkluzionet e këtij projekti të cilin e kanë përpiluar së bashku përfaqësuesit e pesë ministrive dhe Gjeneralshtabit dominon nevoja e miratimit urgjent të konventave dypalëshe me Turqinë dhe Shqipërinë, ndërsa në rast të problemeve me shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri është propozuar të zhvendosen nga zonat kufitare në brendësi të territorit Jugosllavisë. Lehtësime tatimore janë paraparë për ata të cilët do të heqin dorë vullnetarisht nga shtetësia, ndërsa për transport pa pagesë deri në Selanik mund të llogarisin vetëm ata të cilët pasurinë tyre të paluajtshme ua lënë shtetit. Pothuajse të gjithë propozimet e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm u miratuan unanimisht si masa të cilat projekti propozon për “shpërngulje të suksesshme dhe më të shpejtë të popullsisë jo-sllave në Turqi, ose Shqipëri”: Shtypjen e propagandës kundër dëbimeve që vinin nga Tirana, si dhe thirrjet sa më të shpeshta të regrutëve nga rrethet kufitare në stërvitje ushtarake dhe manovra, ndalimin e pranimit në shërbimin civil “të personave të cilët vijnë në shprehje për dëbim”, transferimi e zyrtarëve shqiptarë në pjesë të tjera të vendit, nacionalizimin e toponimeve dhe mbishkrimeve etj. Të dy këto dokumente janë ruajtur në Arkivin e Jugosllavisë, në kuadër të fondit të Ambasadës së Mbretërisë së Jugosllavisë në Turqi-Stamboll, Ankara (370), dosje 9, njësia arkivore 42, faqe 637-643. Tekstin po e paraqesim (të përkthyer nga autori) në formën e vet origjinale, pa asnjë ndërhyrje stilistike apo gjuhësore.
Procesverbali i Konferencës ndërministrore , është mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 20 shtator të viti 1935. në lidhje me shpërnguljen e popullatës jo-sllave nga Serbia Jugore ( Kosovë , Sanxhak dhe Maqedoni ,vërejtje I A)
Prezent:
– nga Ministria e Punëve të Jashtme: Z. Ilia Milikiq, Shef i Seksionit të IV repartit politik, g. Milivoje Milçiq, këshilltar, g. Peter Çabriq, këshilltar, zoti Radovan Mitroviq, sekretar;
– nga Ministria e Bujqësisë: g. Vojislav Magovçeviq, inspektor, g. Gjuro Tataloviq, shef i seksionit financiar ;
– nga Ministria e Punëve të Brendshme: Z. Dushan Tadiç, inspektor;
– Nga Shtabi i Përgjithshëm: Z. Jovan Sokolloviq, gjeneral kolonel;
– nga Ministria e Financave: Z. Dushan Trajkoviq, këshilltar;
– nga Ministria e Transportit: g. Milosh Popoviç, zyrtar i lartë Komercial. Departamenti General i drejtorisë së hekurudhës.
Seancën e udhëhoqi g. I Milikiq. Procesmajtje e udhëhoqi g. Dr. Feodor Koreniç dhe g. Dr. Jozo Logar, notar të Ministria e Punëve të Jashtme.
Seanca u hap në ora 18
***
Ministria e Punëve të Jashtme konstaton se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet Arbanasëve (Shqiptarëve), sepse ata janë kompakt dhe në kontakt të vazhdueshëm me Arbaninë (Shqipërinë) fqinje, ku, pavarësisht pa përcaktimit politik, megjithatë, ngadalë krijuan një ndjesi kombëtare.
Shpërngulja politike deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat të veçantë. Ky element shpërngulet në Turqi dhe në Arbani (Shqipëri). Ekziston mundësia që numri i të shpërnguluarëve në Turqi të rritet duke u bazuar në Ligjin turk të vitit të kaluar për popullimin e të gjitha krahinave të sajë me popullatë të kulturës turke. Për këtë qëllim, turqit kanë lidhur një marrëveshje me Rumaninë, dhe tani negociatat janë duke i zhvilluar edhe me Bullgarinë. Marrëveshja me Rumaninë parasheh që Turqit nga Rumania, të cilët janë rreth 400.000, duhet të shpërngulen brenda 5 viteve. Të gjithë pasurinë e tyre para se gjithash do të mund ta kompensojë qeveria rumune. Gjatë dëbimit ata gëzojnë privilegje të caktuara; udhëtojnë pa pasaporta të zakonshme, tatimet e vjetërsuar të shlyhen, zyrtarëve t’iu kthehet të gjitha paratë e paguar në fondin e pensioneve, rekrutët janë të liruar nga shërbimi ushtarak të mëtejshëm, për transportimin e gjërave me anijeve nuk paguhet taksë, ose transportin e kafshëve, mjetet tjera kështu me radhë. Vlera e pronave të emigrantëve, të cilët, për shkak të kohës së shkurtër kan mbetur të pa shitura, sikurse pronat e vakëfeve, qeveria rumune do të paguajnë emigrantëve nga burimet e tyre, ndërsa më vonë do të merren vesh me qeverinë turke.
Qeveria e Shqipërisë, e cila më parë ka qenë e gatshëm të pranojë një numër të caktuar të shqiptarëve tanë, tani thotë se ajo nuk mund të bëhet për arsye financiare. Megjithatë, ne besojmë se këtë nuk e bënë për shkaqe kombëtare: ajo nuk dëshiron të reduktojë numrin e Arbanasëve (Shqiptarëve) tek ne për shkak të pretendimeve të ardhshme territoriale. Qeveria turke, në të kundërtën, ka miratuar për emigrantët e saj deri në vitin 1936. 3.000.000 lira turke.
Ligjit mbi Shtetësinë e bëri të mundur për dëbimin e popullatës jo-sllave; por megjithatë ka disa vështirësi nga ana jonë.
Në radhë të parë është vërejtur se është bërë një gabim, për shkak se në mesin e deklaratave për largim gjinden edhe një numër i madh i kërkesave të myslimanëve nga Sanxhaku, të cilët janë megjithatë njerëz tanë. Prandaj nuk ka arsye që ata të largohen nga vendi. Ne ia kemi tërheqë vëmendjen Ministrisë së Brendshme se deklarata të tilla në të ardhmen të popullatës sonë sllave mos të pranohen.
Vështirësi tjetër është likuidimi i pasurisë së patundshme të të shpërngulurave. Kjo çështje deri diku mund të zgjidhet me huanë të cilën Ministria e Bujqësisë mori nga Bankën Hipotekare Kombëtare në vlerë prej 21,800.000 dinarë.
Ne nuk duhet të harrojmë se edhe ata që e kanë likuiduar tashmë pronat e tyre, hasin në vështirësi në marrjen e pasaportave, duke pasur parasysh formalitetet mëdha të mbledhjes së certifikatave. Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar që këto vërtetime të lëshohen sipas detyrës zyrtare.
Ata emigrantë, kryesisht të varfër, nuk munden vetë t’i bartin shpenzimet e transportit. Prandaj, është e nevojshme që të sigurohet transport pa pagesë deri në kufi ose të paktën një zbritje prej 75%. Megjithatë, Ministria e Transportit nuk do të bëjë ndonjë lëshim nga rregullorja për tarifa.
Si do që të jetë, dëbimi duhet të bëhet me një plan të caktuar. Për shkak të kredisë së kufizuar që posedojmë, duhet të përcaktojmë se cilat rrethe, nga arsyet ushtarake dhe politike, duhet në radh të parë t’i shpërngulim.
Deri më tani, janë shpërngulur në Turqi vetëm rreth 20.000. Për Shqipëri janë dhënë rreth 2000 deklarata, por asnjë nga këto nuk iu është dhënë leje për tu vendosur në Shqipëri. Turqit në vendin tonë paraqesin një element të qetë, të shkëputur nga metropoli (Stambolli) nuk u janë nënshtruar propagandës nacionaliste. Tek Shqiptarët situata është krejt e ndryshme në lidhje me faktin se u vendosën në masë të dendur në rajonet kufitare (në disa rrethe mbi 90% nga numri i popullsisë së përgjithshme).
Ne jemi në marrëdhënie miqësore me Turqinë dhe brenda disa muajsh ne mund të zgjidhë çështjen e dëbimit të turqve. Turqia pranon të gjithë njerëzit e kulturës turke dhe në këtë mënyrë do të jemi në gjendje t’i shpërngulim një pjesë Arbanasa.
Në asnjë mënyrë viktimat nuk do të oshin të shumta , për tu zgjidhur kjo çështje viktima. Ministria e Bujqësisë, me anë të një organizimi të planifikuar, duhet ta shkatërroj kompleksin Arnaut, duke i vendosur në çdo fshat disa familje tona, dhe përgjatë kufirit me Shqipërinë duhet krijuar një brez të pastër pa shqiptarë.
Përgjatë zonës kufitare me Shqipërinë, ku është rreth 85% e popullsisë shqiptare, është aktiv edhe Komiteti shqiptarë aktiv të cilin e ndihmon qeveria shqiptare, e cila inkurajon shqiptarët të mos shpërngulen.
Ne do të jepnim para për prona vetëm personave të cilët marrin pasportë valide, të cilët kan kryer shërbimin ushtarak dhe kanë të paguara të gjitha taksat; ata menjëherë do të hipi n në tren. Praktika e mëparshme e policisë së qeverisë sonë, kur ka lëshuar pasaportë me vlefshmëri prej gjashtë muajsh, ishte e gabim, sepse këta persona nuk kanë humbur shtetësinë, dhe kështu ata u kthyen.
Duhet përpiluar një plan dhe program për shpërngulje me idetë kryesore. Në këtë drejtim, me siguri do të mund të shërbejë si një marrëveshje bazë me Rumaninë.
Me qëllim të zbatimit sa më të shpejtë e këtyre masave në jetë, g.Milikiq propozon organizimin e një Komiteti të ngushtë, në të cilin do të hyjnë g. M. Milçiq, kolonel, J. Sokolloviq, D. Tadiç dhe V. Magovçeviq, me detyrë të hartimit e një projekti të masave të cilat duhet të ndër merren për të shpejtuar emigrimin e popullsisë jo-sllave, e cila do të paraqitet në Këshillin Ministror për miratim.
Të gjitha të pranishmit u pajtuan me këtë propozim.
Si masë të parë për organizimin e shpërnguljes elementit jo sllav g. Kolonel J. Sokoloviq propozon krijimin e një komiteti të përhershëm intern, i cili do të mbetet i tubuar me përgjegjësi të plotë, pavarësisht juridiksionit.
Të gjitha të pranishëm u akorduan me këtë propozim.
Konferenca sjell konkluzionin e mëposhtëm:
Komiteti i ngushtë, do të përpiloj një plan projekt për shpërngulje, i cili në konferencat e ardhshme ndërministrore definitivisht të pranohen dhe t’i dorëzohet Ministrit të Bujqësisë. Zoti ministër i Bujqësisë do ta sjellë para Këshillit Ministror, i cili do të sjellë zgjidhjen e caktuar.
U mor vendim që Komiteti i ngushtë të takohet më 24 shtator 1935. Në ora 9 në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Seanca përfundoi në ora 20.
Proces mbajtës Dr. Feodor Koreniç d.v, Dr. Jozo Logar d.v.
Takimin e kryesoi Ilia Milikić d. v.
20 shtator 1935. Beograd
Projekti i Konferencës së Komitetit të ngushtë mbi shpërnguljen e elementit jo-sllave nga jugu i Serbisë
Për zgjidhjen e vendimeve te Konferencës ndërministrore të 20 shtatorit të 1935, komiteti i ngushtë është takuar më 24 shtator të këtij viti, i cili për çështjen e shpërnguljes së popullsisë jo-sllaves së vendit tonë, konkretisht nga Serbia Jugore sipas § 55 të Ligjit për shtetësi kaluar ka marrë këtë përfundim:
Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare…
Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…
Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…
Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…
Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…
Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania