<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Apple po përgatit lansimin e një iPhone të ri, më i shtrenjti ndonjëherë

Apple po eksploron mundësinë e lansimit të një telefoni iPhone ‘Ultra’, i cili do të ishte më i avancuar se modelet iPhone Pro dhe Pro Max, shkruan Bloomberg. Ky model mund ta ketë premierën që në vitin 2024, së bashku me serinë e re të iPhone 16.

Bloomberg parashikoi shtatorin e kaluar se marka ‘Ultra’ do ta zëvendësonte Pro Maxin, por sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë ndryshim të emrit. Do të jetë një model krejtësisht i ri i cili sipas të gjitha llogaritjeve do të jetë më i shtrenjti ndonjëherë.

Shefi i Appleit, Tim Cook, ka njoftuar një rritje të mundshme të çmimit gjatë një telefonate me investitorët, duke vënë në dukje se “klientët mund të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë për produkte më të mira”. Kjo do të thotë se ose pritet një rritje e çmimeve të të gjitha pajisjeve ose kompania po punon për një telefon të ri që do të jetë më i shtrenjtë se modelet e disponueshme aktualisht.

“Iphone është bërë pjesë integrale e jetës së shumë njerëzve dhe jam i sigurt se disa prej tyre do të paguajnë më shumë për të marrë telefonat më të mirë në këtë kategori”, ka thënë Cook. Ndërsa nuk është e qartë se çfarë veçori do të ketë pajisja ‘Ultra’, thuhet se ajo do të përfshijë “përmirësime shtesë të kamerës, një çip më të shpejtë dhe ndoshta një ekran më të madh”. Apple vitin e kaluar shtoi një ekskluzivitet Dynamic Island për iPhone 14 Pro dhe Pro Max. /GazetaSinjali/

InForCulture

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

3 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

4 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

4 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

1 day ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

1 day ago