<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mbreti ilir Gent – Jeta dhe Kontributi

MBRETI ILIR GENT – JETA DHE KONTRIBUTI
Burrë shteti, luftëtar, dijetar në fushën e shëndetësisë dhe mjek, Mbreti ilir #Genti sundoi në vitet 181- 168 p.e.s, në një periudhë të karakterizuar nga konflikti dhe kontradiktat midis shteteve të pellgut ilirik (sot ballkanik), nga njëra anë, dhe #Romës nga ana tjetër. Ai mishëron lashtësinë e prejardhjes së vlerave tona kulturore kombëtare, të cilat theksojnë historinë mijëravjeçare #iliro-shqiptare si dhe evidentojnë vjetërsinë e saj në kontinentin evropian.
Një tjetër veçori që e bën figurën e Gentit edhe më komplekse e të plotë, është vizioni i tij i qartë mbi veprimet që duheshin marrë për forcimin ekonomik dhe politik të mbretërisë, e cila në atë kohë kishte kryeqytet Shkodrën. Faktet historike dëshmojnë një veprimtari të dendur monedhëprerëse, të zhvilluar nga mbreti Gent. Ai ndaloi prodhimet e monedhave të ndryshme nga qytetet #ilire dhe krijoi një sistem të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Për këtë qëllim, ai ndërpreu prerjet e vjetra të punishtes së Shkodrës dhe në vend të tyre hodhi në treg #monedha të reja, të cilat paraqisnin në pjesën e përparme portretin e mbretit dhe në pjesën e prapme simbolin e anijes ilire #liburne dhe emrin e mbretit.
Genti vazhdoi të presë edhe monedhën e Shkodrës me mburojë e përkrenare, të kohës së Pleuratit, por edhe kësaj i vuri titullin dhe emrin e tij. Duke i hequr autonominë monetare Shkodrës e #Lisit, e duke i kthyer punishtet e tyre në punishte mbretërore, u siguruan kushtet për krijimin e sistemit të vetëm monetar, të përbërë nga tre monedhat. Kjo politikë e ndjekur nga #mbreti_Gent e lejoi atë të përqendrojë në duart e tij mjete financiare të fuqishme. Dëshmi e kësaj fuqie financiare është përmbajtja e thesarit mbretëror të sekuestruar nga romakët.
Historiani romak Tit Livi thotë se në arkën e mbretit u gjetën 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13.000 denarë dhe 12.000 monedha argjendi ilire. Përpjekja për të fuqizuar arkën shtetërore diktohej në radhë të parë nga rreziku romak, duke dhënë prova të një politike energjike dhe një sistemi të mirorganizuar ekonomik. Në vitin 168 p.e.s, i gjetur nën sulmin e #Romës, ai i priti forcat pushtuese në afërsi të qytetit #Basania, në jug të #Lisit, ndërsa qëndresa e fundit ilire u zhvillua në kryeqendrën e Mbretërisë, në #Shkodër. Pas përfundimit të luftimeve me disfatë të forcave ilire, Genti u dërgua në Romë, së bashku me familjen e tij, robërit dhe plaçkën e luftës ndër të cilat numëroheshin rreth 200 anije. Ai vdiq në vitin 146 p.e.s në qytetin #Iguvium (Gubbio e sotme) të Italisë.
Imazhet janë gjeneruar nga © Albanian Historical Society, sipas të dhënave #historike.

InForCulture

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

7 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

7 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

9 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

10 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

13 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

13 hours ago