<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Fiku është i shëndetshëm, por njerëzit me këto probleme nuk duhet ta konsumojnë

 

Fiku është i pasur me vitaminat A, C, K dhe kompleksin B, si dhe me minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi dhe hekuri, të cilat mbështesin shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe funksionin e zemrës, por për disa persona konsiderohet një frut i ndaluar

Sezoni i fiqve të freskët sapo ka filluar dhe ky frut është një thesar i vërtetë për shëndetin. Duke qenë se është i pasur me vitaminat A, C, K dhe kompleksin B, si dhe me minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi dhe hekuri, nuk është çudi që shumëkush mezi pret ta përfshijë në menynë e përditshme.

Forcon kockat dhe zemrën

Është dëshmuar se fiqtë forcojnë kockat, sistemin imunitar dhe funksionin e zemrës. Janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u konsumuar si ushqim i shpejtë në momente lodhjeje, pasi përmbajnë shumë fruktozë.

Fiqtë përshpejtojnë metabolizmin, rregullojnë tretjen dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave, pastrojnë traktin urinar dhe mëlçinë. Ndihmojnë edhe tek problemet me hemorroidet dhe dhimbjet menstruale.

Në botën antike, fiku ishte një frut i nderuar. Përmendet si i tillë edhe në librat fetarë. Në Egjipt i ofrohej perëndive, ndërsa grekët i shihnin fiqtë si një dhuratë nga vetë perënditë, transmeton Telegrafi.

Frut mrekullie

Edhe sot, shumë shkencëtarë e konsiderojnë fiku një ushqim mrekullie.

“Është një frut i shkëlqyer dhe shpesh i nënvlerësuar, që mund të përdoret në shumë mënyra”, ka thënë Kristofer Gardner, profesor i mjekësisë në Universitetin Stanford të Kalifornisë.

Por, për fat të keq, siç ka theksuar ai, fiqtë nuk rekomandohen për persona me probleme të caktuara shëndetësore. Për disa grupe njerëzish, fiqtë janë, në fakt, frut i ndaluar:

 Personat me diabet
 Personat që kanë tendencë për gurë në veshka
 Personat alergjikë ndaj fiqve
 Personat me çrregullime të tretjes
 Personat që marrin ilaçe për hollimin e gjakut

“Duhet pasur parasysh që fiqtë mund të pengojnë përthithjen e disa barnave ose të përforcojnë efektin e tyre, siç janë ilaçet për hollimin e gjakut, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K”, ka theksuar Gardner, i cili është gjithashtu nutricionist në Qendrën e Stanfordit për Parandalim dhe Hulumtim.

Ekspertiza e tij për fiqtë buron edhe nga dashuria e madhe për këtë frut. Ai blen fiq të thatë në tregun lokal dhe konsumon rreth gjysmë kilogrami në javë.

Në oborrin e tij ka edhe një pemë fiku, por i preferon më shumë fiqtë e thatë se të freskëtit.

“Është e vështirë të kapësh fikun në kulmin e pjekurisë”, ka treguar ai.

Sapo të këputet, fiku i freskët zgjat vetëm pesë deri në shtatë ditë, edhe pse Këshilli Këshillues i Fiqve në Kaliforni thotë se mund të ruhen në frigorifer deri në dy javë.

Të pasur me kalium

Në çdo rast, fiqtë ofrojnë shumë vlera të dobishme.

Një fik i freskët ka rreth 37 kalori, sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA). Me këtë sasi, ju merrni rreth 2,5 për qind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit, plus magnez (2 për qind) dhe nga një për qind hekur dhe kalcium.

Fiqtë janë jashtëzakonisht të ëmbël dhe kjo ka një arsye: përmbajnë shumë sheqer natyral.

Fiqtë e freskët janë përdorur tradicionalisht si laksativ, dhe studimet moderne e konfirmojnë këtë efekt.

“Fiqtë janë pjesë e dietës mesdhetare, e cila është e shëndetshme për zemrën. Përdoren të plotë në sallata të bollshme ose të copëtuar në qull tërshëre. Një fik i freskët i prerë përgjysmë me një arrë sipër është një meze perfekte”, ka theksuar Gardner.

Sipas studimeve më të fundit, fiqtë përmbajnë një enzimë të fuqishme të quajtur ficinë, e cila është një nga fito-kimikatet më të rëndësishme në këtë frut. Ficina nxit apoptozën në qelizat kanceroze, duke i eliminuar ato përmes vdekjes së programuar qelizore.

admin admin

Recent Posts

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

19 hours ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

2 days ago

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

    Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…

2 days ago

A e dini se qepa e kuqe parandalon këtë problem që e kemi shumica

    Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

2 days ago

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

    Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira…

2 days ago