<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Hyjnesha e mjekësisë Hygia në Dardani

Haxhi MEHMETAJ

Atributet më të cilat është pajisur portreti ,siç janë gjarpri dhe kupa, janë argumente mjaftë të sigurta që qojnë në nxjerrje të përfundim, që kemi të bëjmë më hyjneshën Hygia. Shtatorja miniaturale është punuar sipas shembullit të ndonjë modeli të skulpturës monumentale. Skulptura, sipas karakteristikave të modelimit, por edhe kontekstit të gjetjes me fragmente të enëve të qeramikës mund të vendoset në gjysmën e dytë të shek. IV apo në fillim të shek. III para Krishtit. Hygia sipas mitologjisë është hyjneshë e mjekësisë, personifikim i shëndetit të mirë fizik dhe mendor të njeriut. Ajo ishte e bija e hyjit të mjekësisë Asklepit

Gjatë vitit 2013 kur po gjurmohej vendbanimi i epokës së Mbretërisë Dardane në vendin e quajtur “ Gumnishtë”( Lemat) në fshatin Bostan të komunës e Artanës ( Novobërdës), ku ndodhej qyteti ilir Damastion, në mesin e gjetjeve të shumta arkeologjike u zbulua një skulpturë miniaturale argjile e një hyjneshe, e cila për herë të parë shfaqet në territorin e Dardanisë.

Ajo u gjet pranë murit lindor rrethues të qytetit . Ka këto përmasa: lartësinë 11cm dhe gjerësinë më të madhe 6cm. Paraqet shtatin e një femre sa madhështor aq edhe hijerëndë, të dhënë në një pozicion të ulur mbi fron hyjnish e mbretërish. Portretit të hyjneshës i mungojnë pjesa poshtme e këmbëve nga gjunjët e deri të shputat dhe një pjesë e fronit, të cilat më gjasë janë thyer me qellim të caktuar pas veprimeve ceremoniale të kultit. Shquhet koka e bukur më përmasa harmonike e hyjneshës, fytyra e rregullt, faqet të plota e të hijshme, hunda e drejtë, goja e vogël më buzë sensuale dhe sy të modeluar shkarazi.

Koka e femrës është mbuluar më një shami, kurse në mes të ballit flokët janë ndarë në dysh dhe bien në të dyja anët e fytyrës. Hyjnesha ka të veshur një fustan (hiton) të gjatë, të hollë e të tejdukshëm që i mbulon trupin. Nën fustan hetohen gjinjtë. Dorën e djathë e ka të përthyer në bërryl dhe të vendosur në prehër. Në anën e djathtë të kraharorit, mbi fustan, më plasticitet është paraqitur gjarpri i vogël që mezi hetohet. Kurse në anën e majtë është dhënë një enë (kupë) pa imtësi të theksuara. Edhe pjesa e mbrapse e skulpturës është modeluar, me qellim që portreti të shihet nga të gjitha anët.

Atributet më të cilat është pajisur portreti ,siç janë gjarpri dhe kupa, janë argumente mjaftë të sigurta që qojnë në nxjerrje të përfundim, që kemi të bëjmë më hyjneshën Hygia. Shtatorja miniaturale është punuar sipas shembullit të ndonjë modeli të skulpturës monumentale. Skulptura, sipas karakteristikave të modelimit, por edhe kontekstit të gjetjes me fragmente të enëve të qeramikës mund të vendoset në gjysmën e dytë të shek. IV apo në fillim të shek. III para Krishtit. Hygia sipas mitologjisë është hyjneshë e mjekësisë, personifikim i shëndetit të mirë fizik dhe mendor të njeriut. Ajo ishte e bija e hyjit të mjekësisë Asklepit

Hyjnesha e mjekësisë nga Artana (Skicimi: Pranvera G. Sylejmani)

InForCulture

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

9 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

10 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

10 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

10 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

11 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

11 hours ago