Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike, thotë Zyra për Media e kësaj kompania.
Më poshtë gjeni një nga sugjerimet që KEDS bën për kursimin e energjisë elektrike në shtëpi:
Pas ngrohjes, bojleri llogaritet si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në KEDS, bojleri, në shtëpitë tona, varësisht nga madhësia, lloji i tij, numri i anëtarëve të familjes dhe kohës sa qëndron i ndezur shpenzon prej 40-60% të faturës totale mujore gjatë sezonit të dimrit nëse këtu nuk e përfshijmë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje.
Kësaj radhe, ata na sugjerojnë se si është e mundur të kursehen deri në 15% e faturës totale vetëm përmes menaxhimit të bojlerit.
Sipas përllogaritjeve të tyre, ne mund të kursejmë prej 80-100 kËh në muaj ose mesatarisht 13%-15% nga fatura totale nëse e ndezim bojlerin gjatë kohës së tarifës së lirë, e cila në dimër është nga ora 22:00-07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00-08:00, nëse e ulim temperaturën e termostatit në 55℃-60℃, dhe nëse e reduktojmë përdorimin e ujit të ngrohtë.
Mbi të gjitha, ekspertët në KEDS na sugjerojnë se bojleri shpenzon më pak rrymë kur kyçet sipas nevojës, sesa kur është vazhdimisht i kyçur.
T’u përmbahemi këtyre sugjerimeve në praktikë që të kursejmë në faturat tona dhe të mos e ngarkojmë rrjetin elektroenergjetik të Kosovës
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…