Mund të ketë dobi të shumta
Kur e hani gjalpin, mos e hidhni letrën e ambalazhit sepse ajo mund të përdoret, madje në disa mënyra
Prandaj, pasi ta hani gjalpin, paloseni përgjysmë, vendoseni në një qese dhe futeni në frigorifer me ngrirje të thellë. Do t’ju duhet, transmeton Telegrafi.
Prerja e tortës
Para prerjes së tortës thikën lyejeni me letrën e gjalpit. Më lehtë dhe më bukur do ta prisni tortën, aq më parë tortë-akulloren dhe produkte të tjera kremoze. Priteni një copë si në ëmbëltore.
Rrafshimi i mishit
Letrën e gjalpit mund ta përdorni për ndarjen e hamburgerit, qofteres apo palpetave të pjekura të cilat dëshironi t’i ngrini. Këto letra do të shërbejnë për ndarje më të lehtë të pjesëve të ushqimit të ngrirë. Kështu nuk do të detyroheni t’i shkrini të gjitha apo të lodheni duke i ndarë, vetëm vendosni letrën midis pjesëve dhe mund të nxirrni pjesën e dëshiruar si një profesionist.
Mbështjellja
Mbështillni kallëpet e mafinëve me letër dhe brumi nuk do të ngjitet. Brumi do të ketë një bazë të mirë.
Korja
Kur piqni bukë ose ndonjë pastë, mbulojeni me letër gjalpi që të thithë pak nga gjalpi i mbetur në të. Korja do të jetë e shijshme. /Telegrafi/
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…