FORTIFIKIMI I GRAZHDANIT
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, çdo fundjavë, sjell në vëmendje një nga monumentet tona, që ia vlen të vizitohet.
Këtë fundjavë IKTK veçon Fortifikimin e Grazhdanit, i cili gjendet pranë fsahtit Grazhdan, rreth 14 km larg qytetit të Peshkopisë.
Fortifikimi ngrihet mbi një pllajë, në anën e djathtë të Drinit të Zi. Ai renditet ndër kështjellat fushore të ndërtuara, për qëllime ushtarake, në periudhën e antikitetit të vonë (shek. IV m.Kr.).
Fortifikimi me sipërfaqe rreth 34 ha është një ndër qendrat më të mëdha të kësaj periudhe në Shqipëri. Ai mbrohet nga 42 kulla dhe mure me linja të drejta në përgjithësi, me gjerësi deri në 3,5 m.
Vendndodhja e tij strategjike, në nyjën lidhëse midis rrugës Egnatia dhe rrugës Lissus-Naissus, e bën atë një qendër të rëndësishme të antikitetit në vendin tonë.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…