<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Testi i ri i gjakut mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit vite përpara diagnozës

Një test i ri mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit tre vjet e gjysmë përpara se të diagnostikohet, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi i ri nga Instituti i Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King’s College në Londër ka krijuar një test të bazuar në gjak që mund të parashikojë rrezikun e semundjes nga Alezheimer.

Studimi mbështet në idenë se përbërësit në gjakun e njeriut mund të ndikojnë në formimin e qelizave të reja të trurit, një proces i quajtur neurogjenezë. Ky proces ndodh në një pjesë të trurit të quajtur hipokampus që është i përfshirë në të mësuarit dhe kujtesën.

Ndërsa Alzheimer ndikon në formimin e qelizave të reja të trurit në hipokampus gjatë fazave të hershme të sëmundjes, hulumtimet e mëparshme kanë qenë në gjendje të studiojnë neurogjenezën në fazat e saj të mëvonshme vetëm përmes ekzaminimeve pas vdekjes.

Për të kuptuar ndryshimet e hershme, gjatë disa viteve studiuesit mblodhën mostra gjaku nga 56 njerëz me dëmtim të lehtë njohës (MCI), një gjendje ku dikush do të fillojë të përjetojë një përkeqësim të kujtesës ose aftësisë së tij njohëse.

Ndërsa jo të gjithë me MCI do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit, ata me këtë gjendje përparojnë drejt një diagnoze me një shkallë shumë më të lartë se popullata e gjerë.

Kur studiuesit përdorën vetëm mostrat e gjakut të mbledhura, ata zbuluan se ndryshimet në neurogjenezë ndodhën 3.5 vjet përpara një diagnoze klinike.

Sipas hulumtimit, mostrat e gjakut të mbledhura nga njerëzit që zhvilluan sëmundjen e Alzheimerit promovuan një rënie në rritjen dhe ndarjen e qelizave. Ata gjithashtu promovuan një rritje të vdekjes së qelizave apoptotike, procesi me të cilin qelizat programohen të vdesin, zbuloi studimi. /rtsh.al/

InForCulture

Recent Posts

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

13 hours ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

13 hours ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

18 hours ago

Migrimi më i gjatë i pinguinëve në Tokë (Video)

Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…

1 day ago

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…

1 day ago

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…

1 day ago