Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të Trepçës
Në sheshin Isa Boletini në Mitrovicë, disa metra pranë përmendorës se heroit kombëtar qëndron edhe monumenti që u vendos për nderë të grevës së minatorve të Trepçës të cilët u futën në grevë në vitin 1989. /InforCulture.info
Arsyeja e grevës së urisë nga minatorët ishte që Kosova të mbrohej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, dhe të ndalohej legjitimimi i suprimimit të autonomisë që Serbia synonte ti arrinte përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe faktikisht (ashtu edhe siç ndodhi) Kosova të ripushtohet sërish nga Serbia.
Rreth 1,300 minatorë të Trepçës u futën në qindra metra në thellësi të tokës për ta shprehur paknaqësinë, dhe shumë shpejt kjo mënyrë e rezistencës paqësore mori përmasa gjithëpopullore, dhe jo më kot thuhej se kjo grevë urije kishte lëkundur themelet e Jugosllavisë.
Gjithashtu shumë hulumtues dhe akterë të kohës, grevën e minatorëve të Trepçës e cilësojnë si fillimin e shkatrrimit të Jugosllavisë.
Në përmendoren e qytetit të Mitrovicës që njëkohësisht njihet edhe si qyteti i minatorëve janë të gdhendur emrat e rreth 1,300 minatorëve që ishin pjesmarrës në grevën e urisë të vitit 1989. Emrat janë të gdhendur në katër anët e monumentit në pllakat e mermerta. Poshtë pllakës janë të vendosura ‘qizmet e minatorit’ dhe kapela e sigurisë. /Trungu & InforCulture
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…