Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s. – 1200 p.e.s.), shkruan Telegrafi.
Hurianët kanë jetuar në Anadolli, në Siri dhe në Mesopotaminë veriore. Kultura dhe mitologjia e tyre ka ndikuar te shumë popuj të Lindjes së Afërt, siç kanë ndikuar të tjerët tek ata – për shembull me faktin se nga asirianët adoptuan formën akadiane të shkrimit kuneiform. Gjuha e tyre që futet në grupin indo-arian, zhduket në vitin 1000 p.e.s. Rënia e hurianëve nisi me përmbysjen e Mbretërisë së Mitanit, ku shumë pjesë të saj ndahen mes hititëve dhe asirianëve.
Zbulimi i viteve 1950 ishte vërtetë i veçantë, sepse me to dalin në pah dëshmitë më të vjetra të muzikës së lashtësisë. Nga gjithsej 36 himne, pllaka h.6 ishte më e kompletuara. Sot ajo njihet si “Himni hurian për Nikalin” dhe i dedikohet Perëndeshës së Hënës. Është mbi 3400 e vjetër. Por, vetëm pas punës shumëvjeçare, studiuesit në vitet 1970 ia dalin ta zbërthejnë vijën melodike dhe po ashtu edhe përmbajtjen e tekstit.
Versioni që mund ta dëgjoni në video, interpretohet nga kanadezi Peter Pringle. Në vitet 1970-’80 Pringel merrej me muzikën pop-rok, por sot është një nga njohësit më të mirë të muzikës dhe instrumenteve të lashta të Orientit. Përkthimi në shqip i tekstit që këndon, përafërsisht është ky:
Perëndeshës i bëra dhurata
Se ajo do ta hapë zemrën e vet në dashuri,
Dhe se mëkatet e mia do të falen.
Le ta kënaqin vorbat e mia me vajin e ëmbël të susamit,
Që ajo të na shikojë me dashamirësi,
Dhe të na bëjë të frytshme.
Ashtu si arat me drithë që mbijnë,
Me burrat e tyre gratë le t’i lindin trashëgimtarët
Dhe uroj që ato që ende janë të virgjra
Një ditë të bekohen me fëmijë.
Ky version i vijës melodike, që vlerësohet nga më të saktët, është sipas studiuesit Richard J. Dumbrill – një prej interpretuesve më të mirë të teksteve dhe të muzikës së sumerëve dhe të hurianëve. Ndërsa, interpretohet me një lloj udi të lashtë (në sfond janë tingujt e reprodukuar të gajdeve të zbuluara në Ur në vitet 1920). /Telegrafi/
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…