<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shkatërrimi i kulturës iliro-shqiptare në Mal të Zi

Nga: Prof.Dr. Naser FERRI

Në manastirin “Gjurgjevi stupovi” në Beranë janë të murosura monumentet antike ilire

Mohimi dhe shkatërrimi i kulturës autoktone nga ana e sllavëve nuk ka filluar viteve të fundit.

Gjatë antikitetit territori i Malit të Zi të sotëm ishte pjesë e Mbretërisë Ilire e cila ishte mposhtur nga romakët në vitin 168 para erës sonë dhe pas vitit 132 kishte hyrë ne kuadër të provincës romake  Dalmatia, e cila kufizohej me Mbretërinë Dardane. Romakët e kishin zënë rob mbretin Gent(Genc) në Meteon (Medun) dhe e kishin dërguar si rob lufte në Itali, por nuk e shkatërruan kulturën vendëse. Madje nga periudha romake janë ruajtur shumë dokumente, posaçërisht monumente epigrafike me tekste qe ofrojnë fakte ikonografike, onomastike, toponomastike, orografike, hidrografike dhe të dhëna të tjera lidhur me etno-kulturën ilire.

Por, atë qe nuk u shkatërrua nga romakët e pushtuesit pas tyre, e shkatërruan dhe e përvetësuan ardhacakët sllavë prej mesjetës e deri në kohë të re.

Një shembull eklatant është  murosja e monumenteve antike ilire gjatë mbindërtimeve të kishave paleo krishtere të uzurpuara nga sllavet ortodoks.

Kështu në manastirin “Gjurgjevi Stupovi” në Beranë  janë murosur monumente ilire  me mbishkrime latine nga të cilët më së miri duket ai i murosur në pjesën  e rindërtuar në shekullin XIII, në anën e djathtë të derës jugore,  në të cilin përmendet emri i personit Verzaio, që është emër ilir shumë herë i dëshmuar në trajta: Verzo, Verzaio, Verzando….

Monumenti i murosur mbrapsht tek dera jugore e Manastirit

Monumenti pa dyshim është sjellë nga lokaliteti Dolac, ku janë zbuluar gjurmët e kampit (castrum) ushtarak të një njësiti ushtarak romak, në të cilin kishin shërbyer edhe ushtarë me origjinë ilire ose nga lokaliteti Budimlje ku janë gjetur mbetjet e një vendbanimi antik.

Fakti qe monumenti mbivarror ne fjalë ishte i murosur qëllimisht mbrapshtë dhe madje për një kohë të gjatë kishte qene edhe i mbuluar me llaç  (mallter) tregon qartë qëllimin e atyre që e kishin marre nga vendzbulimi për ta përdorur si material ndërtimor dhe e kishin murosur aty dhe në atë mënyrë.

Dhe ky nuk është i vetmi rast i shkatërrimit të monumenteve e relikteve të  kulturës së lashtë iliro-shqiptare, gjë e cila, për fat të keq, vazhdon edhe sot. /Plava e Gucia Sot

Mbishkrimi i monumentit ne gjuhen latine ku permendet iliri Verzaio i cili kishte jetuar 85 vjet
InForCulture

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

16 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

17 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

17 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

20 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

20 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

21 hours ago