Pellazgët në ligjerimin e sotëm etnografik; kush janë pellazgët e vërtetë; cilat janë perceptimet më të hershme (De Historia Homeri, Herodoti Historia, Vergilius, Farlati, Von Hahn, Mayer, etj.)?!
Tema më e preferuar nga historia për shqiptarët sot pa konkurrencë janë pellazgët. Kufiri kronologjik zakonisht fillon me Adamin dhe Evën, ndonjëherë edhe para tyre. Më pastaj renditën të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që përfshijnë qytetërimet e para, natyrisht si pjesë e historisë pellazge. Në shkrimet pseudohistorike, mund të evidentohet një tendencë për të thirrur analiza dhe metoda të ndryshme nga sfera e shkencave natyrore, që synojnë të justifikojnë idetë e autorëve. Qëllimi i kësaj strategjie është zhvendosja e argumentimit nga fusha e historisë dhe të burimeve të verifikueshme historike në fushën më të rrëshqitshme të kompleksitetit të rremë dhe ndërdisiplinaritetit të supozuar. Si rregull pretendimet pseudo-shkencore nuk përputhen me asnjë metodologji shkencore dhe vetë baza e të dhënave të përdorura shtrihet nga falsifikimet e thjeshta deri te interpretimet e rastësishme të burimeve autentike. Për të kompensuar bazat historike të dobëta apo edhe inekzistente të këtyre interpretimeve, argumentimi transferohet në zonën që supozohet të jetë më pak e aksesueshme për lexuesin e historisë, në mënyrë që të bëhen pretendime të rreme dhe të pavërtetuara.
Pothuajse në të njëjtën kohë dhe me pikëpamje identike, por me intensitet të shtuar, në vitet e para postkomuniste, filloi një garë e pakompromis se kush është populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, grekët, maqedonasit, serbët, boshnjakët, kroatët dhe ndonjë tjetër. Është e qartë se kufiri më i hershëm kronologjik shkonte deri te Adami dhe Eva!
Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…
Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…
21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…
Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…
Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…