<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Pëlqeni ushqimet e kripura? Japonia shpik lugën që prodhon “kripë elektrike” në gojën tuaj

Shkencëtarët, dietologët dhe nutricionistët prej vitesh flasin për uljen e konsumimit të kripës për shkak të dëmeve që ajo sjell në shëndet.

Këto përpjekje mund të jenë drejt finalizimit me shpikjen e një luge elektrike që stimulon gjuhën duke theksuar shijen e kripur në ushqimet që e përmbajnë me pakicë dhe si rezultat, mund të hani vaktin tuaj pa frikën e ngritjes së tensionit të gjakut.

Kjo lugë, e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin Meji në Japoni, funksionon me ndihmën e  valëve elektrike për të dërguar jone sodiumi ose “kripë elektrike” në gojën tuaj. Rryma nuk ka asnjë efekt në trupin njerëzor madje ndryshon mënyrën si shijon ushqimi nëpërmjet perceptimit pseudo-sensor.

Shpikja, e cila pritet të dalë në shitje këtë vit, por çmimi nuk është bërë ende i ditur, është aq efektive sa e rrit shijen e kripës në ushqimet me përmbajtje të ulët të saj me 1.5 herë.

Së bashku me lugën, është edhe një tas me të njëjtin funksion. Vitin e shkuar, laboratori zhvilloi edhe shkopinj, të cilët transmetojnë jonet e sodiumit të lidhur pas kyçit të dorës.

Sasia e lartë e kripës rrit incidencën për tension të lartë, infarkte dhe sëmundje të tjera. Të rriturit dhe fëmijët nga 11 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 gramë kripë në ditë ose ndryshe një lugë gjelle. Për fëmijët 1-3 vjeç nuk rekomandohet më shumë se 2 gramë në ditë, 3 gramë për ata 4-6 vjeç dhe 7-10 vjeç jo më tepër se 5 gramë./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

8 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

10 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

10 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

10 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

11 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

11 hours ago