<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historiani tregon nëse nëna e Skënderbeut ishte me origjinë sllave: Ja si përcaktohej prejardhja

Sot shënohet 555-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një prej debateve më të mëdha lidhur me figurën e tij ishte dhe prejardhja e nënës së Skënderbeut, Vojsavës.

Sipas historisë, Vojsava i përkiste fisit Tribalda të principatës së Pollogut, me origjinë sllave. Për historianin Ferit Duka, një çështje e tillë nuk ka rëndësi shumë të madhe, pasi sipas tij, në Mesjetë ishte linja mashkullore që përcaktonte origjinën e Skënderbeut.

Në një intervistë për Panorama TV, Duka shtoi se nuk ka shumë informacione nëse fisi Tribalda ishte me origjinë sllave, por kjo nuk ndikon në faktin se Skënderbeu ishte shqiptar.

Ada Hazizolli: Ka një debat për përkatësinë etnike të nënës së Skënderbeut ku pretendohet se është me origjinë sllave. Çfarë mund të thoni për këtë?

Duka: Ka debate për këtë çështje. Padiskutim që në Mesjetë nuk kishte shumë rëndësi linja femërore. Marrëdhëniet krushqi në mesjetë. Marrëdhëniet e krushqive, elitat bënin krushqi mes njëri-tjetrit. Në rastin konkret, e ëma e Skënderbeut që vinte nga fisi Tribalda e Principatës së Pollogut, ka mendime për përkatësine etnike të këtij fisi që ishte sllav. Nuk e kam të qartë nëse fisi Tribal ishte sllav ose jo. Për mua s’ka rëndësi. Ishte një gjë e zakonshme. Edhe po të marrë rastin se Tribalët po të kishin ardhur, ishte linja mashkullore që përcaktonte origjinën e Skënderbeut. Nuk ka asnjë dyshim se këtë e thonë qartë kronistët osmanë. Përderisa, kundërshtarët e Skënderbeut e quanin shqiptarë, dhe e quanin lufta e Shqipërisë.

Ada Hazizolli: I kujt është Skënderbeu?

Duka: Duke i referuar fjalisë së fundit, Skënderbeu ka qenë pastërtisht njeriu i shqiptarëve. Mbetet dhe do mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve.

InForCulture

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

3 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago