<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

La Rinconada, të vërtetat e errëta mbi qytetin që ndodhet në “çatinë” e botës

I fshehur brenda maleve mistike të Andeve në Peru, dhe saktësisht rrëzë majës më të lartë të malit Ananea dhe nën akullnajën La Bella Durmient (Bukuroshja e Fjetur), ndodhet qyteti  La Rinconada. “Rinconada” do të thotë në spanjisht “qoshe” ose “cep”. Dhe në fakt ky është një nga qoshet më të vështira në botë për të jetuar.

Qyteti ndodhet në lartësinë 5.100 metra mbi nivelin e detit. Efektet e kësaj lartësie të madhe – së bashku me temperaturat e acarta – mbi trupin e njeriut janë shumë të forta. E megjithatë, 50.000–70.000 njerëz kanë zgjedhur të jetojnë këtu.

La Rinconada-s i mungon pjesa më e madhe e infrastrukturës, sistemeve jetike dhe institucionet e sigurisë publike, që ka zakonisht një qyteti funksional. Këtu nuk ka ujë të rrjedhshëm apo hidraulike të brendshme, vend-depozitime të mbeturinave apo ujërave të zeza, energji elektrike, shkolla, spitale apo sisteme ngrohjeje.

Shpeshherë banorët e këtij qytetit refuzojnë përfshirjen ose ndikimin e qeverisë peruane, ndërsa kushtet e jetesës janë shumë më të ulëta sesa standardet mesatare në këtë vend. Për këtë arsye zona nuk është një destinacion turistik i preferuar, dhe për më tepër nuk është as elehtë për t’u aksesuar nga vizitorët.

Prandaj nuk është e habitshme që këtu nuk ka hotele. Banorët argëtohen duke frekuentuardisa kafene, bare, dhe një ekip futbolli që e kanë krijuar disa vite më parë. Mungesa e funksioneve të nevojshme të një qyteti, shkakton pasoja shëndetësore serioze, duke përfshirë uljen e cilësisë së jetës dhe jetëgjatësisë. 

Për çdo njeri të zakonshëm, jetesa në një lartësi prej mbi 5100 metra mbi nivelin e detit do tëishte shumë e vështirë. Gjithsesi në përgjithësi komuniteti që jeton në La Rinconada i është përshtatur kushteve ekstrem. Por ajo me të cilën nuk janë përshtatur dot banorët, është ndotja e madhe dhe helmimi nga merkuri.

I gjithë uji i tyre i pijshëm vjen nga një liqen aty pranë, i cili është shumë i ndotur me merkur, ujëra të zeza dhe rrjedhje kimikatesh nga mbeturinat. Duke pasur parasysh që njerëzit i djegin plehrat e tyre për t’i asgjësuar ato, edhe ajri është i ndotur me helme si merkuri dhe cianidi. Zonat përreth, si liqeni Titikaka – liqeni më i madh në Amerikën e Jugut, që është një burim kryesor i ujit të pijshëm – ndoten nga veprimtaria e banorëve në La Rinconada. Për shkak të gjithë këtyre faktorëve, banorët jetojnë shpeshherë vetëm rreth 30–35 vjeç, dhe vdesin nga sëmundjet dhe problemet me mushkëritë, si dhe dëmtimi i sistemit nervor, që mund të shkaktojë humbje të përhershme të kujtesës, paralizë, deformime, njolla në lëkurë dhe madje edhe vdekje.

La Rinconada u themelua fillimisht si një qytezë minatorësh, sepse mali Ananea është i pasur me ar. Ky metal i çmuar është nxjerrë në Andet për qindra vjet. Gërmimet këtu datojnë qënga koha e qytetërimeve Inkase. Sot Peruja zë vendin e tetë bë botë për eksportin e arit.

Dhe pavarësisht temperaturave shumë të ulëta dhe kushteve të tmerrshme të jetesës, është pikërisht ari, ai që sjell banorë të rinj në këtë qytet. Popullsia është rritur me mbi 230 për qind gjatë 10 viteve të fundit. Por shumë nga aventurierët që vijnë këtu vetëm me ëndrrën e lavdisë, nuk e kanë të garantuar se do të kenë pasurohen.

Kur u ngritën minierat, ato menaxhoheshin fillimisht nga një kompani minerare private, e cila ndërtoi qytetin dhe punësoi banorët për të nxjerrë ar. Tani, ajo që njihet si “Parajsa e Djallit”drejtohet nga bandat, si dhe organizatat lokale që nuk janë aspak dashamirëse ndaj kompanive minerare private apo ndaj qeverisë peruane.

Ata kanë zhvilluar një sistem pagese të quajtur “cachorreo”, ku minatorët punojnë falas për 30 ditë rresht dhe në ditën e 31-të mund të mbushin xhepat e tyre me aq ar sa mund të mbajnë me vete. Përveç asaj që në thelb është një punë skllevërish, minatorët vdesin në masënë galeritë e minierave, ndërsa gratë trafikohen për prostitucion. Sipas banorëve, me rënien e pranisë së arit në mal po shtohet edhe dhuna dhe konsumi i alkoolit.

Gratë nuk lejohen të punojnë në miniera, sepse banorët besojnë se kjo do të shqetësojë ‘shpirtin femëror’ të zonës. Ndaj ato merren me ndarjen e mineralit, duke e ndarë arin

nga merkuri. Nëse dikush do të dëshironte të shkonte në La Rinconada për 1–2 gramë ar qëpunëtorët thonë se mund të çojnë në shtëpi në një javë, ata do të duhej të ndërmerrnin një udhëtim shumëditor në një rrugë të rrezikshme. Por jeta që do të gjejnë atje, është akoma më e rrezikshme. 

Marrë me shkurtime nga grunge.com – bota.al

InForCulture

Recent Posts

Sa shpesh zgjoheni natën për të shkuar në tualet, ja çfarë konsiderohet normale

    Të zgjohesh për të urinuar është një dukuri e zakonshme, por vija ndarëse…

5 hours ago

FIFA mund të ndryshojë orarin e ndeshjes mes Meksikës dhe Anglisë për shkak të motit

    Raportimet tregojnë se përballja e raundit të 1/16-ave të Kupës së Botës mes…

6 hours ago

Zakonet e shëndetshme gjyshërve tanë që ia vlen t’i përvetësojmë në ditët e sotme

    Gjyshërit tanë nuk i matnin hapat e tyre në orët inteligjente dhe as…

6 hours ago

Monedha e vetme që e ka figurën e një gruaje shqiptare

    E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet…

7 hours ago

Në QKUK hiqet me sukses tumori i rrallë te një foshnjë njëjavëshe

    Një foshnjë vetëm njëjavëshe i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në…

7 hours ago

Kur është koha më e mirë për të ujitur kopshtin në mot të nxehtë?

Nxehtësia e verës mund ta thajë tokën dhe t’i dobësojë bimët brenda pak ditësh. Megjithatë,…

1 day ago