<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Studimi: Bletët mund të bëjnë dallimin mes numrave çift dhe atyre tek

Që fëmijë, ne mësojmë se numrat mund të jenë çift ose tek. Dhe ka shumë mënyra për të kategorizuar numrat si çift ose tek.

Mund të mësojmë përmendësh rregullin që numrat që mbarojnë me 1, 3, 5, 7 ose 9 janë tek ndërsa numrat që mbarojnë me 0, 2, 4, 6 ose 8 janë çift. Ose mund të pjesëtojmë një numër me 2 – ku çdo rezultat i numrit të plotë do të thotë se numri është çift, përndryshe duhet të jetë tek.

Në mënyrë të ngjashme, kur kemi të bëjmë me objekte të botës reale, ne mund të përdorim çiftimin. Nëse na mbetet një element i paçiftuar, kjo do të thotë se numri i objekteve ishte tek.

Deri më tani, kategorizimi tek dhe çift, i quajtur edhe klasifikimi i barazisë mendohej se ishe ekskluzivitet i njerëzve. Por, në një studim të ri, të botuar sot në revistën Frontiers in Ecology and Evolution, rezulton se këtë aftësi e kanë edhe bletët.

Trajnimi i bletëve për të mësuar tek dhe çift

Studimet kanë treguar se bletët mund të mësojnë të renditin sasitë , të kryejnë mbledhje dhe zbritje të thjeshta, të përputhin simbolet me sasitë dhe të lidhin konceptet e madhësisë dhe numrit.

Për t’u mësuar bletëve një detyrë barazie, individët u ndanë në dy grupe. Njëri ishte trajnuar për të lidhur numrat çift me ujë me sheqer dhe numrat tek me një lëng me shije të hidhur (kininë). Grupi tjetër u trajnua për të lidhur numrat tek me ujë sheqeri dhe numrat çift me kininë.

Bletët u trajnuan duke përdorur krahasimin e numrave tek kundrejt çiftit (me karta që paraqesin 1-10 forma të printuara) derisa ato zgjodhën përgjigjen e saktë me 80% saktësi.

Çuditërisht, grupet përkatëse mësuan me ritme të ndryshme. Bletët e stërvitura për të lidhur numrat tek me ujin me sheqer mësuan më shpejt. Paragjykimi i tyre i të mësuarit ndaj numrave tek ishte e kundërta e njerëzve, të cilët i kategorizojnë numrat çift më shpejt.

Më pas, studiuesit testuam çdo bletë në numra të rinj që nuk u shfaqën gjatë trajnimit. Në mënyrë mbresëlënëse, ato i kategorizuan numrat e rinj me 11 ose 12 elementë si tek ose çift me një saktësi prej rreth 70%.

Rezultatet treguan se truri në miniaturë i bletëve ishte në gjendje të kuptonte konceptet tek dhe çift. Pra, një tru i madh dhe kompleks i njeriut i përbërë nga 86 miliardë neurone dhe një tru insekti në miniaturë me rreth 960,000 neurone, mund të kategorizojnë numrat sipas barazisë.

InForCulture

Recent Posts

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 hours ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

22 hours ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

23 hours ago

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…

23 hours ago

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

  Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…

23 hours ago

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

  Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…

24 hours ago