<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjergj Pelini, një kosovar i Novabardës (Artanës), diplomat dhe ambasador i Skënderbeut në Republikën e Venedikut!

Jahja Drancolli

Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Është e njohur se Skënderbeu kishte hyrë në skenën europiane kur ajo ishte e përçarë, sikurse ishte përçarë edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Skënderbeun do të zëvendësonin një sërë diplomatësh, siç ishin, vëllezërit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu), Gjergj Pelini i Novabardës (Artanës), arqipeshkvi Pal Engjëlli, Ndre Snatiku, abati Lazar, e ndonjë tjetër. Një rol kyç në diplomacinë skënderbejane kanë luajtur vëllezërit Gazulli, të cilët kishin specializuar për çështje të marrëdhënieve të Skënderbeut me Republikën e Raguzës, Shtetin e Papës, Mbretërinë e Hungarisë dhe Mbretërinë e Napolit. Gjergj Pelini i Novobërdës (? – 1463, lat. Georgius Pelino, Georg/Georgo Pelinus/Pellinus, Georgius Polini, etj.), ndërkaq ishte i specializuar për çëshje të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Ambasadori e diplomati Pelini ka lindur në Novabardë (“venerabilis vir dom Georgius Pellini de Nouomente; “Georgius Andree Pellini de Nouamonte”, etj.), dhe pjesën e madhe të jetës e drejtonte Kuvendin benediktin të Shën Mërisë në Rotec afër Tivarit (1436-1463, Rotezo, Rhotetio, Rotazio, Roteza, Ratec, Retec, Rozezo, de Reteco, Ertezo, etj.). Sipas lëndës arkivore të proveniencave dalmate dhe italiane, aktiviteti diplomatik i abatit Pelini mund të ndiqet së paku nga viti 1438; më 1441, e shoqëronte Gjin Gazullin në një mision diplomatik në Itali; në cilësi të diplomatit kishte vizituar shpesh Republikën e Venedikun (1448-1463). Më 1448 (4 tetor), Pelini mori pjesë me Ndreun (ipeshkëv i Arbërisë) në Traktatin e paqës, në mes të Skënderbeut e Venedikut, që është përfaqësuar nga Paolo Loredan e Andrea Venier. Traktati i paqës, që u nënshkrua në kampin e Skënderbeut, caktonte që Danja t’i mbetej Venedikut, por që edhe Skënderbeu të shpërblehej, me një pension të përvitshëm (1400 dukate); me një hua (1500 dukate), që i mundësonte të bëhej mik i Huniadit në Betejën e Dytë të Kosovës (17-19/X/1448). Objektivi i kësaj marrëveshjeje paqësore ishte që Skënderbeu t’i shpëtonte luftës në dy fronte njëkohësisht: më Venedikun dhe më osmanët. Pelini, dy vjet më vonë, në emër të Skënderbeut, i ofronte Venedikut sovranitetin mbi Krujën. Në vitin 1456, ai kishte ndërmjetësuar me shpenzimet e vete në zgjidhjen e një sërë çështjesh të diskutueshme mes Venedikut e Skënderbeut. Në vitin tjetër (qershor 1457), përveç ankesave të Skënderbeut ndaj Venedikut rreth mospagimit të taksave dhe shkeljen e privilegjeve të dakorduara më parë, Pelini, kishte kërkuar nga Republika, që ti lejohet Skënderbeut të dilte në Zetën Arbrore, e cila në atë kohë pjesërisht ishte nën osmanët. Gjatë shtrengesave të paraqitura, Pelini kishte shfrytëzuar nga rasti, që t’i kërkonte Senatit të Venedikut, katër fshatra, të cilat i kishte pushtuar më parë konti Vojinoviq. Po në këtë vit, Pelini qe angazhuar edhe te Papa Kaliksti III, që Skënderbeut ti vazhdohën ndihmat financiare. Reputacioni i Pelinit në Venedik, dëshmohet nga fakti së në prill (1462), Senati i kishte shkruar princit të Shkodrës, për ta angazhuar Pelinin rreth ndërmjetësimit më gjeneralin. Pelini, edhe me këtë rast, si një ndërmjetës mes dy palëve, kishte arritur sukses. Para vdekjës i papëlqyeshëm për administratën e komunës së Tivarit, Pelini kishte kërkuar për të shkuar në Venedik, dhe atje, që të kalonte pjesën tjetër të jetës; kishte paraqitur kërkesë drejtuar Senatit për tu vendosur me të afërmit. Në cilësi të diplomatit për herë të fundit e ndeshim në Venedik (20/X/1463, protonotarius et abbas sancte Marie de Rotetio), dhe me siguri ka vdekur në mes të kësaj date dhe datës 13/XII/1463)!

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (regjistrat e Senatit Sekret të Republikës së Venedikut)!!

InForCulture

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

19 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

19 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

21 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

3 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

3 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

4 days ago