Nga një seri shumë e gjatë gjurmësh të pashlyeshme arbërore brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në postimin e radhës do të veçoja një pllakë varri (pllakë mermeri) e vitit 1531, kushtim ky i Pietro Bembo-s (poet i madh venedikas i Rilindjes Europiane) kushtuar Leonik Nikollë Tomeut, e cila sot e gjithë ditën ruhet në Kishën e Shën Françeskut në Padova, në qendër të qytetit. Përballë kishës në fjalë ndodhet shtëpia e arbërit të ditur (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).
Përmbajtja e lapidarit ruan disa rreshta në latinishtën elegante, të cilat vetëm Pietro Bembo arriti të përmbledhë në mënyrë të mrekullueshme të gjithë veprimtarinë, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit Leonik Tomeut. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të nxjerrë në pah vargjet në greqisht, të shkruara sa ishte gjallë vetë Leonik Tomeu.
Kush ishte Leonik Nikollë Tomeu (1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (““Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat”). Ai u shpërngul nga atdheu i tij në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV), Vitet e fëmijërisë së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Së pari kishte studjuar greqishtën në Padova, pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllaun Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, i kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku edhe u laurua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjës së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. Studiuesi M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagram jo e plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjën e tij!
Burimi: Rrasë varri (1531) kushtuar Nikollë Leonik Toemut në Chiesa di San Francesco Grande di Padova. Foton e bëra në vitin 1987. /Trungu & InforCulture.info
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…