<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Konsumimi i tepërt i kripës mund të dobësojë imunitetin, konstaton një hulumtim i ri

Sipas këtij studimi, ekspertët e ushqimit u sugjerojnë të rriturve që të kufizojnë marrjen ditore në më së shumti pesë apo gjashtë gramë, dhe kjo llogaritje përfshin kripën e cila fshihet në ushqimin e përpunuar

Të gjithë i dimë anët negative të konsumimit të tepërt të kripës, duke përfshirë problemet me zemrën dhe presionin e gjakut.

Mirëpo, hulumtimi i ri ka treguar që sasia e kripës të cilën e konsumojmë mund ta bëjnë të lëndueshëm ndaj sëmundjeve nga bakteret, përkatësisht mund të dobësojë imunitetin tonë.

Një studim i botuar në revistën “Circulation” shpresonte të arrinte më shumë kuptim nga një studim i vitit 2015, i cili zbuloi se sasitë e larta të natriumit në gjak ndikojnë në mënyrën se si një lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut përgatitet të reagojë kur heton një qelizë jo të shëndetshme.

Në këtë studim, ekipi ekzaminoi “metabolizmin e qelizave imune që ishin të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të kripës”. Këtë herë, ata vunë re se si kripa ndikon në imunitetin duke prishur zinxhirin e frymëmarrjes, gjë që bën që qelizat të prodhojnë më pak ATP dhe më pak oksigjen.

ATP (adenozina trifosfat) shpjegohet si “karburant universal që fuqizon të gjitha qelizat”, duke siguruar energji për forcën e muskujve dhe rregullimin metabolik. Kjo do të thotë se nëse nivelet e larta të natriumit në trup shkaktojnë mungesë të ATP-së, mund të ndikojë në maturimin dhe funksionimin e këtyre qelizave të bardha të gjakut. Këto qeliza janë përgjegjëse për përgjigjen imune të trupit.

Profesor Markus Kleinewietfeld nga Universiteti i Hasselt tha: – Sigurisht, gjëja e parë që të vjen në mendje është rreziku kardiovaskular. Megjithatë, studime të shumta kanë treguar se kripa mund të ndikojë në qelizat imune në mënyra të ndryshme. Nëse një mekanizëm kaq i rëndësishëm qelizor është i dëmtuar për një kohë të gjatë, ai mund të ketë një ndikim negativ dhe mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të enëve të gjakut dhe nyjeve ose sëmundje autoimune.

– Pra, ku qëndrojmë me konsumin e kripës? Sipas këtij studimi, ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë që të rriturit të kufizojnë marrjen e tyre ditore në jo më shumë se pesë ose gjashtë gramë, dhe kjo llogaritje përfshin kripën e fshehur në ushqimet e përpunuara. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

    Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të…

5 hours ago

Si e shkakton alkooli kancerin?/ Shkenca shpjegon çfarë ndodh në organizëm

Alkooli është pjesë e jetës së përditshme për miliona njerëz. Një gotë verë në darkë,…

5 hours ago

Kujdes me parfumet! Ja si mund të rrezikojnë shëndetin

    E ftuar në “Vila 24” me moderatoren Anila Çela, mjekja Matina Çobo zbuloi…

5 hours ago

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

1 day ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

1 day ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

1 day ago