Categories: KËSHILLAShëndet

Studimi i ri: Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur teknikisht hipertension, është një nga faktorët kryesorë tërrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor i vdekjeve të hershme në mbarë botën. Ai mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të zvogëlojë fluksin e gjakut në tru, duke çuar nëdemencë vaskulare dhe rënie të aftësive siç është edhe humbja e kujtesës.

Tani, një studim i fundit ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me përshpejtimin e plakjes së trurit. Sipas hulumtimit, një person me hipertension është më i rrezikuar ngaplakja e trurit. Dhe me çdo rritje prej 1 mmHg mbi presionin optimal të gjakut, vërehet një rritje prej 5– 7 ditë të moshës së trurit.

Për shembull, një person me para–hipertension, presioni sistolik i të cilit është 135 mm Hgdhe presioni diastolik 85 mm Hg (13.5 me 8.5), ka një tru më shumë se 6 muaj më të plakur sesa një person me presion optimal të gjakut (110/70 mmHg).

Gama normale e rekomanduar për presionin e gjakut konsiderohet 120/80 mmHg, por një nivel më i shëndetshëm ose optimal është rreth 110/70 mmHg. Profesor Nikolas Sherbuin, autori kryesor i studimit u shpreh:“Mendimi se truri i dikujt nis të ketë probleme për shkak të presionit të lartë të gjakut në fazën e vonë të jetës, nuk është plotësisht i vërtetë. Ato nisin më herët. Pra që në momentin që njerëzit kanë një presion normal të gjakut”.

Presioni i lartë i gjakut, ushtron një presion shtesë mbi organet e brendshme si zemra, truri dhe veshkat, të cilat e dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të rregullojë hormonet e stresit, gjë që çon tek presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me një person me hipertension, një njeri me një presion optimal të gjakut,parashikohet të ketë një tru më të shëndetshëm dhe më të ri kur është në moshën e mesme.

Profesor Uollter Abajaratna, bashkautor i studimit tha:“Është e rëndësishme që njerëzit tëkenë që në fillim të jetës një stil jetese dhe dietë ushqimore të duhur për të parandaluar rritjen e tepërt të presionit të gjakut, në vend që të presim që ai të shndërrohet në një problem”.

Ekipi kreu skanime të trurit dhe kontrolle të presionit të gjakut tek 2000 të rritur të shëndetshëm mbi 40 vjeç për 12 vjet. Gjetjet janë alarmante, veçanërisht për të rriturit më të rinj në moshë, pasi duhet kohë për të parë ndikimin negativ shëndetësor në tru të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Profesor Sherbuin nënvizon:“Duke zbuluar ndikimin e rritjes së presionit të gjakut në shëndetin e trurit të njerëzve tek të 40-at e lart, ne duhet të supozojmë se efektet e presionit të lartë të gjakut duhet të rriten përgjatë shumë viteve, dhe mund të fillojnë në të 20-at e tyre.Kjo do të thotë që truri i një të riu është tashmë i pambrojtur”.

InForCulture

Recent Posts

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

17 hours ago

Largoni njollat e forta nga rrobat me një zgjidhje natyrale të thjeshtë me dy përbërës

Të gjithë i urrejmë ato njollat e bezdisshme të sqetullave në veshje, veçanërisht kur ato…

18 hours ago

Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm…

18 hours ago

PARMENDA FJALË E LASHTË E GJUHËS SHQIPE – ETIMOLOGJI

Aleksander Hasanas PARMENDË f. 1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor,…

19 hours ago

Traktati i Gaetës që nënshkroi Skënderbeu me mbretin e Napolit

26 marsi i vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, lidhi…

19 hours ago

Kuvendi dhe Besa Shqiptare në Senicë të Delvinës

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI (Në kuadrin e 255 vjetorit të Kuvendit të Senicës (1770-2025),…

2 days ago