<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pijet që ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Kombinimi i kafesë dhe çajit jeshil jep rezultate pozitive kur bëhet fjalë për shëndetin e personave me diabet të tipit 2, thonë ekspertët nga Japonia.

 Kombinimi i propozuar potencialisht zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë dhe është e nevojshme që kjo pije të konsumohet të paktën një herë në ditë.

Një studim i ri i kryer në Universitetin Kyushu, si dhe në Spitalin Hakujiuji, ku studiuesit shikuan se si konsumimi i çajit jeshil ndikon tek njerëzit që tashmë kanë diabet, dha rezultate pozitive. Ata studiuan 4,923 të anketuar, mosha mesatare e të cilëve ishte 66 vjeç dhe hulumtimi zgjati rreth pesë vjet.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin një rrezik 40 për qind më të ulët të vdekjes pas përfundimit të studimit. Ashtu si çaji jeshil dhe kafeja, ai ka një efekt në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit. Studimi u publikua nga revista “BMJ Open Diabetes Research&Care.

“Kombinimi i çajit jeshil dhe kafesë uli ndjeshëm vdekshmërinë, deri në 63 për qind”, deklaruan studiuesit. Ata që pinin katër ose më shumë filxhanë çaj, dy ose më shumë filxhanë kafe kishin rezultatet më të mira. Ekspertët rekomandojnë që të pini kafe dhe çaj jeshil pa shtuar sheqer apo qumësht në mënyrë që efekti të jetë i plotë./

InForCulture

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

16 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

16 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

18 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

19 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

19 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

19 hours ago